Panasonic KXTGA815FX User Manual
Page 67
67
2
Njësia bazë:
Shtypni dhe mbani shtypur {x} për rreth 5 sekonda.
• Në varësi të njësisë bazë, dëgjohet një tingull regjistrimi.
• Nëse të gjithë receptorët e regjistruar fillojnë të bien, shtypni {x} sërish për
të ndaluar, më pas përsëriteni këtë hap.
3
Telefoni i dorës:
Vendoseni receptorin mbi njësinë bazë ose karikuesin.
• Vazhdoni me funksionimin edhe kur ekrani i receptorit tregon
“Lutem prisni per 1 min”.
4
Me receptorin ende mbi njësinë bazë ose karikuesin, prisni derisa të tingëllojë
një sinjal konfirmimi dhe të shfaqet w.
Shënim:
• Nëse tingëllon një sinjal defekti, ose nëse shfaqet _, regjistrojeni receptorin
sipas udhëzimeve të punës së njësisë bazë.
• Modeli KX-TG6711/KX-TG8151/KX-TG8551 nuk është i pajisur me sistem
sekretarie telefonike.
• Sistemi i sekretarisë telefonike është i disponueshëm vetëm kur ky receptor
regjistrohet me KX-TG6721/KX-TG8161/KX-TG8561.
Për sigurinë tuaj
Për të shmangur lëndimet e rënda dhe humbjen e jetës/pronës, lexojeni me kujdes këtë
pjesë përpara se të përdorni produktin, për të siguruar funksionim e duhur dhe të sigurt të
produktit tuaj.
PARALAJMËRIM
Lidhja me rrymën elektrike
• Futeni plotësisht adaptorin AC / spinën në prizën e rrymës elektrike. Nëse nuk veproni
kështu mund të shkaktoni goditje elektrike dhe / ose nxehtësi të madhe që mund të
shkaktojë zjarr.
• Fshini rregullisht çdo pluhur, etj. nga adaptori AC / spina e rrymës elektrike duke e tërhequr
atë nga priza e rrymës, dhe më pas duke e fshirë me një pëlhurë të thatë. Pluhuri i
grumbulluar mund të shkaktojë probleme në izolim nga lagështira, etj. duke shkaktuar
zjarr.
• Shkëputeni produktin nga priza e rrymës elektrike nëse fillon nxjerr tym, nëse vjen erë
jonormale, ose nëse bën një zhurmë të pazakontë. Këto situata mund të shkaktojnë zjarr
ose goditje elektrike. Konfirmoni që tymi të ketë ndaluar dhe kontaktoni një qendër të
autorizuar shërbimi.
Instalimi
• Për të parandaluar rrezikun e zjarrit ose goditjen elektrike, mos e ekspozoni produktin ndaj
shiut ose çfarëdo lloji lagështire.
TGA671FX(fx).book Page 67 Saturday, February 18, 2012 1:14 PM