Regjistrimi i telefonit të dorës në njësinë bazë – Panasonic KXTGA651FX User Manual
Page 61

61
Regjistrimi i telefonit të dorës në njësinë bazë
Sigurohuni që telefoni i dorës të jetë i ndezur. Nëse nuk është, shtypni dhe mbani
shtypur {ic} për pak sekonda për ta ndezur receptorin.
1
Telefoni i dorës:
Ngrini receptorin dhe shtypni {ic}.
2
Njësia bazë:
Vazhdoni me funksionimin për modelin tuaj.
N
KX-TG6511
Shtypni dhe mbani shtypur {x} për rreth 5 sekonda. (Nuk ka sinjal
regjistrimi)
N
KX-TG6521/KX-TG6561
Shtypni dhe mbani shtypur {x} për rreth 5 sekonda, deri kur të tingëllojë
sinjali i regjistrimit.
• Nëse të gjithë receptorët e regjistruar fillojnë të bien, shtypni të njëjtin buton
për të ndaluar. Më pas përsëriteni këtë hap.
3
Telefoni i dorës:
Vendoseni telefonin e dorës në njësinë bazë.
• Vazhdoni me funksionimin edhe kur ekrani i receptorit tregon
“Lutem prisni per 1 min”.
4
Me telefonin e dorës ende mbi njësinë bazë, prisni derisa të tingëllojë një
sinjal konfirmimi dhe të shfaqet w.
Shënim:
• Nëse tingëllon një sinjal defekti, ose nëse shfaqet _, regjistrojeni receptorin
sipas udhëzimeve të punës së njësisë bazë.
• Modeli KX-TG6511 nuk është i pajisur me sistem sekretarie telefonike.
• Sistemi i sekretarisë telefonike është i disponueshëm vetëm kur ky receptor
regjistrohet me KX-TG6521/KX-TG6561.
Për sigurinë tuaj
Për të shmangur lëndimet e rënda dhe humbjen e jetës/pronës, lexojeni me kujdes këtë
pjesë përpara se të përdorni produktin, për të siguruar funksionim e duhur dhe të sigurt të
produktit tuaj.
PARALAJMËRIM
Lidhja me rrymën elektrike
• Futeni plotësisht adaptorin AC / spinën në prizën e rrymës elektrike. Nëse nuk veproni
kështu mund të shkaktoni goditje elektrike dhe / ose nxehtësi të madhe që mund të
shkaktojë zjarr.
TGA651FX(fx).book Page 61 Wednesday, August 4, 2010 2:04 PM