Samsung GT-I9300I User Manual
Page 35
Shqip
34
Informacioni mbi certifikimin e Koeficientit
Specifik të Absorbimit (SAR)
KY APARAT PËRMBUSH UDHËZIMET NDËRKOMBËTARE MBI
EKSPOZIMIN NDAJ VALËVE RADIO
Aparati juaj celular është një transmetues dhe marrës radio. Është
projektuar për të mos tejkaluar kufijtë për ekspozimin ndaj valëve radio
(fusha elektromagnetike e frekuencave radio) të rekomanduara sipas
udhëzimeve ndërkombëtare. Udhëzimet janë krijuar nga një organizatë
shkencore e pavarur (ICNIRP) dhe përfshijnë një marzh thelbësor për
sigurinë të projektuar për të garantuar sigurinë e të gjithë personave,
pavarësisht nga mosha dhe shëndeti i tyre.
Udhëzimet për ekspozimin ndaj valëve radio përdorin një njësi matëse
të njohur si Specific Absorption Rate (shkalla specifike e përthithjes), ose
SAR. Kufiri SAR për aparatet celulare është 2,0 W/kg. Testimet për SAR
kryhen duke përdorur pozicionet standarde të përdorimit me aparatin
që transmeton në nivelin energjitik më të lartë të çertifikuar në të gjithë
brezat e testuar të frekuencës.
Gjatë përdorimit, vlerat aktuale SAR për këtë aparat janë zakonisht
nën vlerat e përmendura më sipër. Kjo ndodh sepse, për qëllim të
efektshmërisë së sistemit dhe për të minimizuar ndërhyrjen në rrjet,
energjia e përdorimit të aparatit tuaj celular zvogëlohet automatikisht
kur nuk nevojitet energjia e plotë për të kryer telefonata. Sa më i pakët të
jetë përdorimi i aparatit, aq më e ulët është vlera SAR.
Organizata të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe
Administrata e SH.B.A.-së për Ushqime dhe Ilaçe kanë sugjeruar se nëse
njerëzit janë të shqetësuar dhe duan reduktimin e ekspozimit të tyre,
ata mund të përdorin aksesorë pa duar për të mbajtur pajisjen celulare
larg nga koka dhe trupi gjatë përdorimit, ose të zvogëloj sasinë e kohës
që kalojnë duke përdorur pajisjen. Për më shumë informacion, vizitoni
modelit.