Samsung GT-I9300I User Manual
Page 23
Shqip
22
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja
të keqfunksionojë.
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga
prodhuesi
• Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën
e pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë. Ato
mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që bateria të pëlcasë.
• Përdorni karikues dhe bateri të aprovuar nga Samsung të
projektuar posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë e dhe karikuesit e
papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze ose dëmtime
në pajisjen tuaj.
• Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai
përdor aksesorë apo pajisje që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e rrëzoni ose përplasni karikuesin apo pajisjen
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
• Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë
mos e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si
në furra mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund të shpërthejë kur
mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose
pajisjen e përdorur.
• Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.
• Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila
mund të çojë në qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
• Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të
ftohta ose shumë të nxehta.
• Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin
kapacitetin e karikimit dhe jetën e pajisjes dhe baterisë.