Samsung UE75F8000ST User Manual
Page 263

Shqip - 23
Shqip
Instalimi i mbajtëses së televizorit
1. Vidhosni përshtatësit për montim në mur që vijnë me
produktin, në pjesën e pasme të televizorit.
2. Futni vidën në qendër të mbajtëses së televizorit, siç
tregohet nga ilustrimi.
Drejtimi i shtrëngimit
Zgjatimi i
mbajtëses
3. Shtrëngoni mbajtëset e televizorit në përshtatësit për
montim në mur, siç tregohet nga ilustrimi.
4. Shtrëngojeni mbajtësen në mobilie me anë të një
vide druri.
✎
Përdorni kaçavidë M5 x L35 ose më të madhe.
✎
Sigurohuni që kordoni i mbajtëses ndodhet
në mes të mbajtëses së televizorit dhe që
mbajtësja të jetë e tendosur mirë.
5. Nëse e shtrëngoni mbajtësen në mur, bashkojeni siç përshkruhet në hapin 4. Sigurohuni që ta qendërzoni kordonin e mbajtëses dhe ta
tendosni. Gjithashtu, bashkojeni mbajtësen në mënyrë të atillë që kordoni të jetë rrafsh me tokën ose i përkulur për poshtë nga muri.
✎
Kur bashkoni mbajtësen në mur, përdorni bulon me veshë të përshtatshëm me materialin e murit. Nëse mundeni, futeni vidën në
një upë (Rekomandohet).
Buloni me veshë
✎
Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë.
✎
Kur ta lidhni kordonin e mbajtëses së televizorit me murin, lidheni atë rrafsh me tokën ose të përkulur për poshtë për qëllime sigurie.
✎
Kontrollojeni herë pas here kordonin që të siguroheni që është i fiksuar.
✎
Përpara se të lëvizni televizorin, ndani kordonin e lidhur.
6. Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemesh ose dëmtimesh. Nëse keni
ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.
INFORMACION I RËNDËSISHËM
Nëse televizori nuk instalohet në një vend të qëndrueshëm, mund të bjerë dhe shkaktojë lëndime serioze. Për të parandaluar lëndimet,
sidomos ndaj fëmijëve, merrni këto masa paraprake të thjeshta:
• Përdorni mobilie ose mbështetëse të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit.
• Përdorni vetëm mobilie që mund ta mbështesin televizorin në mënyrë të sigurt.
• Sigurohuni që televizori nuk i tejkalon anët e mobilies mbështetëse.
• Mos e vendosni televizorin mbi pjesë pajisjesh të gjata (për shembull, bufe ose rafte librash) pa e fiksuar, si mobilien dhe televizorin
në një mbështetëse të përshtatshme.
• Mos e vendosni televizorin mbi një leckë ose material të ngjashëm të vendosur ndërmjet televizorit dhe mobilies mbështetëse.
• Tregojuni fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër mobilie për të arritur televizorin ose kontrollet e tij.
[UF8000-XH]BN68-04794D-06L16.indb 23
2013-10-29 10:07:54