Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit – Samsung UE75F8000ST User Manual
Page 262

Shqip - 22
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar
konsumin e energjisë. Kjo shkakton ndriçimin ose errësimin automatik të televizorit. Nëse dëshironi ta çaktivizoni
funksionin, shkoni tek Menyja e ekranit > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko
Mos e bllokoni sensorin me asnjë material. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.
1. Sensori eko: Kjo veçori që kursen energji, rregullon automatikisht ndriçimin e ekranit të televizorit sipas intensitetit
të dritës së ambientit që diktohet nga sensori i dritës.
2. Për ta aktivizuar ose çaktivizuar Sensori eko, shkoni tek Menyja e ekranit > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko
dhe zgjidhni Ndez ose Fik..
3. Masat paraprake: Nëse ekrani duket shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet
nga Sensori eko.
Parandalimi i rrëzimit - Sigurimi i televizorit në mur
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të
rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen ose ta destabilizojnë
televizorin. Nëse ndodh kjo, televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të
rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e
Sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini
dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.
Instalimi i kompletit mbajtës të televizorit:
Mbajtësja e televizorit
Mbajtësja
Vida (M8 X L28) 2 secila
[UF8000-XH]BN68-04794D-06L16.indb 22
2013-10-29 10:07:53