Zgjidhja e problemeve, Licenca lista e veçorive – Samsung PS51D6900DS User Manual
Page 199

Shqip - 17
Zgjidhja e problemeve
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me TV-në, më parë drejtojuni kësaj liste. Nëse asnjë nga këto këshilla nuk zgjidh
punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe klikoni te Mbështetje, ose kontaktoni numrin e qendrës telefonike që
ndodhet në kopertinën e këtij manuali.
Problemet
Zgjidhjet dhe shpjegimet
TV-ja nuk ndizet.
• Sigurohuni që kablloja e rrymës është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Përpiquni të shtypni butonin
POWER
te TV-ja për t’u siguruar që problemi nuk qëndron te
telekomanda. Nëse TV-ja ndizet, referojuni “Telekomanda nuk punon” poshtë.
Nuk ka figurë/video.
• Kontrolloni lidhjet me kabllo (hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me TV-në dhe me pajisjet e
jashtme).
• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/satelitori, DVD, Blu-ray etj.) për të
përputhur lidhjet me hyrjen e TV-së. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është HDMI,
duhet të lidhet me një hyrje HDMI në TV.
• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të TV-së duke shtypur butonin
SOURCE
te telekomanda.
Telekomanda nuk punon.
• Zëvendësoni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.
• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën tek TV-ja në largësi 5~6 këmbë.
Telekomanda e kabllorit/dekoduesit nuk
ndez apo fik TV-në dhe nuk rregullon
volumin.
• Programoni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë TV-në. Referojuni manualit të
përdorimit të kabllorit/dekoduesit për kodin e TV SAMSUNG-ut.
✎
Disa nga figurat dhe funksionet e mësipërme disponohen vetëm te disa modele specifike.
✎
Mund ta mbani TV-në si kushtin optimal për të përmirësuar firmuerin më të fundit në faqen e internetit
(samsung.com
→ Mbështet → shkarkime) me USB.
Licenca
Lista e veçorive
Ndërfaqe e shkëlqyer dixhitale dhe rrjeti: Me një akordues dixhital HD të integruar, transmetimet HD pa abonim
mund të shihen pa kuti kabllori/marrës satelitor STB (Set-Top-Box).
3D
Kjo veçori e re emocionuese ju mundëson shikimin e përmbajtjeve 3D.
SMART HUB
Porta hyrëse për të gjitha përmbajtjet e integruar në një vend
• Është gjithçka e integruar për t’ju udhëhequr drejt zgjedhjeve zbavitëse më të lehta dhe të ndryshme
• Kontrolloni aktivitetet zbavitëse me ndërfaqe përdorimi të lehtë dhe të thjeshtë
• Përdorni aplikacionet e ndryshme që shtohen çdo ditë
• Personalizoni TV-në tuaj, duke grupuar dhe renditur aplikacionet sipas preferencave tuaja
AllShare™
AllShare™ lidh TV-në dhe celularë/pajisje të përshtatshme Samsung nëpërmjet rrjetit.
Anynet+(HDMI-CEC)
Ju lejon të kontrolloni të gjitha pajisjet e lidhura Samsung që mbështesin anynet+ me telekomandën e TV
Samsung-ut.
[PD6900-XH]BN68-03421E-L17.indb 17
2011-03-08 오전 1:14:37