Lidhja e rrjetit – Samsung PS51D6900DS User Manual
Page 195

Shqip - 13
Lidhja e rrjetit
Mund ta konfiguroni TV-në në mënyrë që të përdorni internetin nëpërmjet rrjetit të zonës lokale (LAN) duke
përdorur lidhje me kabllo ose me valë.
Lidhja me rrjetin - Me valë
Mund ta lidhni TV-në me LAN-in nëpërmjet një rrugëzuesi standard me valë ose me modem.
Përshtatësi LAN me valë i Samsungut mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g dhe n. Samsung
këshillon përdorimin e IEEE 802,11n. Kur luani video në një lidhje IEEE 802,11b/g, videoja mund të mos luhet
rrjedhshëm.
Pjesa më e madhe e sistemeve të rrjetit me valë përfshijnë një sistem sigurie që kërkon pajisje të cilat përdorin
rrjetin nëpërmjet një pike hyrëse ose Rrugëzues me valë (në mënyrë tipike një ndarës IP me valë) për të
transmetuar një kod sigurie të enkriptuar që quhet çelësi i përdorimit.
Nëse zgjidhet regjimi Pure High-throughput (Greenfield) 802,11n dhe lloji i enkriptimit është caktuar në WEP,
TKIP ose TKIP AES (WPS2 i përzierë) për rrugëzuesin tuaj me valë, TV-të Samsung nuk do ta mbështesin lidhjen
në përputhje me specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.
Lidhja me rrjetin - me kabllo
Ka dy mënyra kryesore për të lidhur TV-në me rrjetin duke përdorur kabllo, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Ato
ilustrohen më poshtë:
✎
Nuk mbështetet kur shpejtësia e rrjetit është nën 10 Mbps.
Porta e modemit në mur
Paneli i pasmë i TV-së
Kablloja LAN
Kabllo modemi
Modemi i jashtëm
(ADSL / VDSL / TV kabllor)
Porta e LAN-it në mur
Paneli i pasmë i TV-së
Kablloja LAN
Porta e LAN-it në mur
Kablloja LAN
Ndarësi IP me valë
(Rrugëzues me valë me
server DHCP)
TV
[PD6900-XH]BN68-03421E-L17.indb 13
2011-03-08 오전 1:14:22