Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve, Rekomandimet, historiku dhe kërkimi, Rregullimi i bllokut të prekjes – Samsung UE50F6670SS User Manual
Page 247: Përdorimi i telekomandës virtuale

Shqip - 7
Shqip
Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve
Shtypni butonin
MORE
në Smart Touch Control dhe më pas zgjidhni STATUS në panelin e telekomandës virtuale për të
shfaqur tabelën e gjendjes dhe të njoftimeve në krye të ekranit.
Rekomandimet, Historiku dhe Kërkimi
Rekomandimet
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
dhe zgjidhni Rekomanduar nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit.
Zgjidhni nga lista një program që po transmetohet aktualisht për të kaluar te kanali përkatës ose një program që është
planifikuar të transmetohet në mënyrë që të konfiguroni cilësimin e Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin. Për më
tepër informacion drejtojuni "Informacion rreth programeve të rekomanduara të planifikuara".
Zgjidhni një aplikacionin për t'u hapur. Nëse aplikacioni i zgjedhur nuk është i instaluar në televizor, do të hapet Samsung
Apps. Për më tepër informacion drejtojuni "Aplikacionet Samsung".
Historiku
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
dhe zgjidhni Historia nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Kjo
shfaq një listë interaktive të kanaleve, materialeve media dhe aplikacioneve të hapura së fundi.
Kërkimi
Shtypni dy herë butonin
RECOMM. / SEARCH
. Jepni kriterin e kërkimit për të kërkuar jo vetëm shumë aplikacione dhe
materialet e tyre në televizor, por edhe në internet.
Rregullimi i bllokut të prekjes
Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Ndjeshmëria e prekjes
Përdoruesit mund të rregullojnë ndjeshmërinë e bllokut të prekjes së Smart Touch Control. Caktoni Ndjeshmëria e
prekjes për të rregulluar ndjeshmërinë dhe për ta bërë më praktike në përdorim.
Përdorimi i Telekomandës virtuale
Shtypni butonin
MORE
për të shfaqur panelin e telekomandës virtuale në ekran. Paneli i telekomandës virtuale përbëhet
nga një panel numerik, një panel luajtjeje dhe një panel hapjeje të shpejtë. Përdorni bllokun e prekjes për të zgjedhur
numra dhe butona. Shtypni dhe mbani butonin
MORE
. Në panelin e telekomandës virtuale do të shfaqet paneli i hapjes
së shpejtë. Butonat në ekran mund t'i zgjidhni lehtësisht.
Ndryshimi i panelit të telekomandës virtuale.
Zgjidhni panelin numerik, panelin e luajtjes ose panelin e hapjes së shpejtë si paneli që do të shfaqet në ekran.
Përdorni bllokun me prekje për të vazhduar lëvizjen majtas-djathtas të fokusit. Paneli ndryshon kur fokusi lëviz përtej
skajit më të majtë ose më të djathtë.
Për të ndryshuar panelin me lehtësi përdorni funksionin e lëvizjes majtas/djathtas në bllokun e prekjes.
Përdorimi i panelit numerik
Përdorni panelin numerik për të futur numra në ekranin e bllokut të tasteve ose në faqe interneti ose për të ndryshuar
kanalin kur shikoni televizor. Ndryshimi i kanalit me bllokun numerik lë një evidencë, duke mundësuar kthim të lehtë në
kanalet e mëparshme.
Përdorimi i panelit të luajtjes
Përdorni panelin e luajtjes për të ndaluar, kthyer, ecur shpejt përpara, kapërcyer në skedarin tjetër dhe për shumë të tjera
ndërkohë që përdorni materiale media.
Përdorimi i panelit të hapjes së shpejtë
Përdorni shpejt butonat
INFO
,
MENU
dhe e-Manual. Megjithatë, disponueshmëria e butonave ndryshon në varësi të
modalitetit të përdorimit të njësisë Smart Touch Control (vetëm me televizorin, si telekomandë universale etj.).
[UF6470-XH]BN68-04779D-05L16.indb 7
2013-12-16 9:47:49