Përdorimi i smart touch control, Lidhja me televizorin, Rilidhja e njësisë smart touch control – Samsung UE50F6670SS User Manual
Page 245
Shqip - 5
Shqip
Veçoritë bazë
Përdorimi i Smart Touch Control
✎
Në varësi të modelit.
Lidhja me televizorin
Për të komanduar televizorin duke përdorur njësinë Smart Touch Control, duhet që më parë ta çiftoni me televizorin me anë të Bluetooth. Sidoqoftë, Smart Touch
Control disponohet vetëm për televizorët e çiftuar Samsung.
✎
Rekomandojmë ta përdorni Smart Touch Control në më pak se 6 m. Distanca e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit.
1. Kur televizori është fi kur, drejtoni Smart Touch Control nga marrësi i televizorit dhe shtypni butonin TV për çiftimin e parë. Vetëm ky buton dërgon sinjal
infrakuq. Pozicioni i marrësit të telekomandës mund të ndryshojë në varësi të modelit.
2. Në pjesën e poshtme majtas të ekranit do të shfaqet një ikonë Bluetooth siç tregohet më poshtë. Televizori do të përpiqet të lidhet automatikisht me njësinë
Smart Touch Control.
Rilidhja e njësisë Smart Touch Control
Nëse Smart Touch Control ndalon së punuari ose nëse punon në mënyrë problematike, zëvendësoni baterinë pasi ka gjasë të
jetë për shkak të energjisë së pamjaftueshme nga bateria. Nëse problemi vazhdon, shtypni butonin
PAIRING
në Smart Touch
Control për të rivendosur çiftimin me televizorin. Butoni
PAIRING
nuk mund të hapet pa hequr kapakun e baterive të Smart
Touch Control. Brenda një distance midis 30 cm deri në 4 m, drejtojeni Smart Touch Control nga marrësi i televizorit dhe shtypni
butonin
PAIRING
. Me përfundimin e çiftimit, shfaqet imazhi i çiftimit poshtë majtas ekranit të televizorit.
Blloku i prekjes
• Tërhiqni mbi bllokun e prekjes për të lëvizur
fokusin në ekran.
• Shtypni bllokun e prekjes për të ekzekutuar,
aktivizuar ose zgjedhur elementin e theksuar.
• Shtypni dhe mbani bllokun e prekjes për të
shfaqur Lista e kanaleve.
VOICE˜
Jepni komanda zanore dhe futni tekst me anë
të zërit.
Mund të përdorni mikrofonin për të dhënë komanda me
anë të Njohja e zërit. Thjesht shtypni butonin
VOICE˜
.
✎
Funksioni Njohja e zërit mund të ndikohet nga
shqiptimi i paqartë, niveli i zërit ose zhurma përreth.
Shfaq telekomandën virtuale në ekran.Shikoni
kapitullin e manualit elektronik, Kontrollimi i
televizorit> Përdorimi i telekomandës virtuale.
Shtypni dhe mbani butonin
MORE
për të zgjedhur
lehtësisht funksionin e dëshiruar (p.sh.
MENU
(
m
),
TOOLS
(
T
),
INFO
(
`
) etj.).
Ndryshon kanalet.
Shikoni planifi kimet për programet e çdo kanali
dixhital, duke përfshirë kohën e shfaqjes. Për më
tepër, cakton Planifi ko shikimin ose Planifi ko
regjistrimin që të shtypni bllokun me prekje në
programin e planifi kuar për t'u transmetuar më
vonë.
Ndizni dhe fi kni satelitin ose marrësin kabllor të
lidhur me televizorin. Për këtë arsye, Smart Touch
Control duhet të konfi gurohet si telekomandë
universale.
Ndez dhe fi k televizorin.
Shfaq dhe zgjedh burimet e disponueshme të videos.
Rregullon volumin.
MUTE
Ndez/fi k zërin e televizorit.
Shtypni dhe mbani këtë buton
për të zgjedhur Përshkrimi i
audios dhe Titra.(Në varësi të
shtetit ose të rajonit.)
Kthehet në menynë e mëparshme. Shtypni
dhe mbani këtë buton për të dalë nga të gjitha
aplikacionet e hapura aktualisht.
Shfaq aplikacionet Smart Hub. Shikoni kapitullin e
manualit elektronik, Veçoritë e SMART TV > Smart
Hub.
✎
Për të mbyllur me lehtësi aplikacione që janë
në punë e sipër, shtypni butonin
™
.
Butonat me ngjyrë funksionojnë në mënyra të
ndryshme, në varësi të funksionit që po kryen
aktualisht televizori.
Shtypni dhe mbani butonin
{
për të parë
informacion rreth programit aktual ndërkohë që
shikoni televizor.
E kalon këtë buton ndërmjet Rekomanduar dhe
Kërkimi.
[UF6470-XH]BN68-04779D-05L16.indb 5
2013-12-16 9:47:48