Licencat – Samsung UE40F5370SS User Manual
Page 220
Shqip - 20
Udhëzime
Licencat
Rekomandim - vetëm për BE-në
• Samsung Electronics deklaron se ky televizor LED është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita
të tjera përkatëse të Direktivës 1999/5/KE.
• Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te Support >
Search Product Support dhe futni emrin e modelit.
• Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.
Paralajmërim për figurat e palëvizshme
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët me figura jpeg) ose të elementeve të figurave fikse (si
p.sh. logot e programeve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.), ose programet
me panorama ose imazhe me format 4:3 në ekran. Shfaqja e vazhdueshme e figurave të palëvizshme
mund të shkaktojë djegie të figurës në ekranin LED, të cilat do të ndikojnë në cilësinë e figurës. Për të ulur
rrezikun e këtij efekti, ndiqni rekomandimet më poshtë:
• Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.
• Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së
televizorit për një përshtatje sa më të mirë.
• Reduktoni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur shfaqjen e mbetjes së figurës në ekran.
• Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të reduktuar mbetjen e figurës dhe djegien e figurës në ekran.
Për hollësi, drejtojuni manualit elektronik.
[UF5370-ZH]BN68-04824E-03L16.indb 20
2013-11-14 9:35:07