beautypg.com

Samsung UE40F5370SS User Manual

Page 209

background image

Shqip - 9

Shqip

Lidhja në fole të NDËRFAQES SË PËRBASHKËT
(Foleja e kartës së shikimit të televizorit)

Fikni televizorin për të lidhur ose shkëputur kartën CI ose përshtatësin e kartës CI.

Bashkimi i përshtatësit të kartës CI

Bashkojeni përshtatësin siç tregohet anash.

Për të instaluar përshtatësin e kartës CI, hiqni
ngjitësen nga televizori.

Për të lidhur përshtatësin e KARTËS CI, ndiqni këto hapa.

Rekomandojmë lidhjen e përshtatësit përpara
instalimit të bazamentit për mur ose futjen
e "KARTËS CI ose CI+".

1. Futni përshtatësin e KARTËS CI te dy vrimat në produktin 1.

Gjeni dy vrimat në pjesën e pasme të televizorit, përbri folesë

COMMON INTERFACE

.

2. Lidhni përshtatësin e KARTËS Cl me portën

COMMON INTERFACE

në produktin 2.

3. Futni “KARTËN CI ose CI+” .

Rekomandojmë ta futni kartën CI përpara montimit të televizorit në mur. Mund të jetë e
vështirë ta futni pas montimit. Futni kartën pasi të keni lidhur përshtatësin e Kartës CI në
televizor. Montimi i modulit vështirësohet nëse e futni kartën përpara montimit.

Përdorimi i “KARTËS CI ose CI+”

Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet “KARTA CI ose CI+”.

• Nëse nuk futni "KARTËN CI ose CI+", disa kanale do të shfaqin

mesazhin "Sinjal i koduar".

• Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefonik, ID-ja

“KARTA CI ose CI+”, ID-ja e Pritësit dhe informacione të tjera do
të shfaqen brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.

• Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet

mesazhi “Përditësimi u krye”, duke treguar se lista e kanaleve
tashmë është përditësuar.

SHËNIM

• Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.

• Hiqeni “KARTËN CI ose CI+” duke e tërhequr me kujdes me duar, pasi rrëzimi mund ta dëmtojë.

• Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin siç tregohet në kartë.

• Vendndodhja e folesë së NDËRFAQES SË PËRBASHKËT mund të ndryshojë në varësi të modelit.

• “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa vende dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të

autorizuar.

• Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

• Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të deformohet ose

nuk do të mund të shihet.

Pjesa e pasme

e televizorit

[UF5370-ZH]BN68-04824E-03L16.indb 9

2013-11-14 9:35:02

This manual is related to the following products: