beautypg.com

Pjesa e gjashtë: para se të thirrni serviserin – Electrolux EJF4440AOW User Manual

Page 77

background image

AL -75-

PJESA E GJASHTË: PARA SE TË THIRRNI SERVISERIN

Si të veproni nëqoftëse frigoriferi juaj nuk funksionon? Kontroloni këto:

Mos nu ka energji elektrike?
Mos është shkyçur siguresa kryesore, resp. tasti mbrojtës në shtëpinë tuaj?
Mos është termostati i rregulluar në pozicion 0?
A punon priza? Këte e kontroloni ashtu, që në prizën e njejtë të kyçni aparat tjetër për të cilin e

dini se ai funksionon.

Si të veproni nëqoftëse frigoriferi funksionon dobët? Kontroloni këto:

A e keni tejngarkuar aparatin?
A është dera krejtësisht e mbyllur?
A mos ka në kondensator pluhur?
A ka mjaft hapësirë pas dhe anash frigoriferit?

Si të veproni nëqoftëse frigoriferi i juaj bën shum zhurmë?
Gazi për ftohje i cili qarkullon nëpër instalim të frigoriferit mund të bëjë kështu zhurmë (zhurmë e
ngjasjhme me flluska) edhe kur nuk funksionon kompresori. Për këte zë nuk nevojitet të
brengoseni, sepse ai është krejtësisht i zakonshëm. Por, nëqoftëse zhurma është e ndryshme,
atëherë kontroloni:

a është aparati i barazpeshuar mirë;
a preket ose fërkohet pjesa e pasme e aparatit me ndonjë send ose murinë;
a vibron ndonjë pjesë e aparatit.

Rekomandime

Nëqoftëse aparatin nuk e përdorni gjatë kohë (p.sh. gjatë pushimeve verore), ate shkyçni nga

rrjeta elektrike, pastaj pastrojeni dhe lejeni derën e hapur, që të parandaloni shkaktimin e mykut,
resp. nxjerrnja.

Kur dëshironi krejtësisht të ndaloni funksionimin e aparatit, ate e shkyçni nga rrjeta elektrike

(para fillimit të pastrimit dhe kur tentoni të leni derën e hapur).