Samsung PS51E550D1W User Manual
Page 225

Shqip
Përdorimi i pultit të televizorit (butonat e panelit)
Pulti i televizorit është një buton shumëdrejtimësh që ndihmon navigimin pa telekomandë.
✎
Disa funksione që kërkojnë kod PIN mund të mos disponohen.
✎
Ngjyra dhe forma e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
✎
Pulti i televizorit, buton i ngjashëm me një timon të vogël në pjesën e poshtme majtas televizorit,
mundëson komandimin e televizorit pa telekomandë.
m
R
P
Menyja e funksioneve
Sensori i telekomandës
Djathtas
Poshtë (Përpara)
Majtas
Lart (Prapa)
Kontrolli i televizorit
✎
Ndiqni udhëzimet që shfaqen në ekran të televizorit.
✎
Kur zgjidhni një funksion duke e lëvizur pultin në drejtimet para/mbrapa/majtas/djathtas, sigurohuni që
të mos e shtypni pultin. Nëse e shtypni në fillim, nuk do të mund ta përdorni për të lëvizur në drejtimet
para/mbrapa/majtas/djathtas.
Ndezja
Ndizni televizorin duke shtypur pultin kur televizori është në modalitet pritjeje.
Rregullimi i volumit
Rregulloni volumin duke lëvizur pultin anash kur ndizet pajisja.
Zgjedhja e kanalit
Zgjidhni një kanal duke e lëvizur pultin para dhe mbrapa kur ndizet pajisja.
Përdorimi i menysë së
funksioneve
Për të parë dhe për të përdorur menynë e funksioneve, shtypni dhe
lëshojeni pultin kur ndizet pajisja. Për të mbyllur menynë e funksioneve,
shtypni përsëri dhe lëshojeni pultin.
Zgjedhja e MENY (
m
)
Kur shfaqet menyja e funksioneve, zgjidhni MENY (
m
) duke e lëvizur
pultin majtas. Shfaqet menyja OSD (Shfaqje në ekran). Zgjidhni një
opsion duke lëvizur pultin djathtas. Lëvizeni pultin djathtas ose majtas
ose para dhe mbrapa për të bërë zgjedhjet e tjera. Për të ndryshuar një
parametër, zgjidheni dhe më pas shtypni pultin.
Zgjedhja e SMART HUB (
™
)
Kur shfaqet menyja e funksioneve, zgjidhni SMART HUB (
™
) duke
lëvizur pultin mbrapa. Shfaqet pamja kryesore e SMART HUB. Zgjidhni
një aplikacion duke lëvizur pultin dhe më pas shtypni pultin.
Zgjedhja e Burimi (
s
)
Kur shfaqet menyja e funksioneve, hapni Burimi (
s
) duke lëvizur pultin
djathtas. Shfaqet ekrani i burimit. Për të zgjedhur një Burimi, lëvizeni
pultin para dhe mbrapa..
Fik (
P
)
Kur shfaqet menyja e funksioneve, zgjidhni Fik (
P
) duke tërhequr pultin
para dhe më pas shtypni pultin.
✎
Për të mbyllur Meny, Smart Hub, ose Burimi, mbajeni shtypur pultin për më shumë se 1 sekondë.
Modaliteti në pritje
Televizori juaj hyn në modalitetin në pritje kur e fikni dhe ajo vazhdon të konsumojë një sasi të vogël energjie elektrike.
Për të qenë të sigurt dhe për të ulur konsumin e energjisë, mos e lini televizorin tuaj në modalitetin në pritje për
periudha të gjata kohe (për shembull kur jeni larg me pushime). Është mirë që kordoni i energjisë të hiqet nga priza.
Shqip - 5
[PE550-XH]BN68-04057E-01L17.indb 5
2012-07-10 �� 10:32:51