beautypg.com

Lidhja e rrjetit – Samsung UE32D5500RW User Manual

Page 213

background image

Shqip - 13

Lidhja e rrjetit

Mund ta konfiguroni TV-në në mënyrë që të përdorni internetin nëpërmjet rrjetit të zonës lokale (LAN) duke
përdorur lidhje me kabllo ose me valë.

Lidhja me rrjetin - Me valë

Mund ta lidhni TV-në me LAN-in nëpërmjet një routeri standard me valë ose me modem. Për ta lidhur me
valë, duhet fillimisht të bashkoni një “Përshtatës LAN me valë të Samsung-ut” (WIS09ABGN, WIS09ABGN2,
WIS10ABGN - që shitet veçmas) ose te

USB 1 (HDD)

, ose te

USB 2

mbrapa TV-së. Shihni figurën më poshtë.

Përshtatësi LAN me valë i Samsungut mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802,11a/b/g dhe n. Samsung
këshillon përdorimin e IEEE 802,11n. Kur luani video në një lidhje IEEE 802,11b/g, videoja mund të mos luhet
rrjedhshëm.
Pjesa më e madhe e sistemeve të rrjetit me valë përfshin një sistem sigurie që kërkon pajisje të cilat përdorin
rrjetin nëpërmjet një pike hyrëse ose rrugëzues me valë (në mënyrë tipike një ndarës IP-je me valë) për të
transmetuar një kod sigurie të enkriptuar që quhet çelësi i hyrjes.
Nëse zgjidhet regjimi Pure High-throughput (Greenfield) 802,11n dhe lloji i enkriptimit është caktuar në WEP,
TKIP ose TKIP AES (WPS2 i përzierë) për rrugëzuesin tuaj me valë, TV-të Samsung nuk do ta mbështesin lidhjen
në përputhje me specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.

Lidhja me rrjetin - me kabllo

Ka dy mënyra kryesore për të lidhur TV-në me rrjetin duke përdorur kabllo, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Ato
ilustrohen më poshtë:

Nuk mbështetet kur shpejtësia e rrjetit është nën 10 Mbps.

Porta e modemit në mur

Paneli i pasmë i TV-së

Kablloja LAN

Kabllo modemi

Modemi i jashtëm

(ADSL / VDSL / TV kabllor)

Porta e LAN-it në mur

Paneli i pasmë i TV-së

Kablloja LAN

Porta e LAN-it

në mur

Kablloja LAN

Ndarës IP me valë

(rrugëzuesi me server

DHCP)

Përshtatës LAN

Samsung me valë

ose

[UD5500-XH]BN68-03404E-00L17.indb 13

2011-03-08 오전 1:22:12

This manual is related to the following products: