Njoftim për tv dixhital, Paralajmërim për imazhet e palëvizshme, Sigurimi i hapësirës së instalimit – Samsung UE32D5500RW User Manual
Page 202

Shqip- 2
Për më shumë informacione se si mund të përdorni manualin elektronik (fq. 14)
Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja
e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Njoftim për TV dixhital
1. Funksionet që lidhen me TV dixhital (DVB) disponohen vetëm në vendet/zonat ku transmetohen sinjalet dixhitale tokësore DVB-T (MPEG2 dhe
MPEG4 AVC) ose aty ku mund të keni akses tek një shërbim TV kabllor DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4 AAC). Ju lutemi konsultohuni me shitësin tuaj
vendor për mundësinë e marrjes së sinjalit DVB-T ose DVB-C.
2. DVB-T është konsorciumi standard evropian DVB për transmetimin e televizionit tokësor dixhital dhe DVB-C është për transmetimin e TV dixhital
mbi atë kabllor. Megjithatë, disa veçori të dukshme si EPG (Guida elektronike e programeve), VOD (Video sipas kërkesës) dhe kështu me radhë, nuk
përfshihen në këto specifikime. Kështu që, për momentin nuk funksionojnë.
3. Megjithëse ky TV përmbush standardet më të fundit DVB-T dhe DVB-C, duke filluar nga [gushti 2008], përputhshmëria me transmetimet e ardhshme
tokësore dixhitale DVB-T dhe me ato dixhitale kabllore DVB-C nuk mund të garantohet.
4. Në varësi të vendeve/zonave ku përdoret ky TV, disa ofrues të shërbimit TV kabllor mund të kërkojnë një tarifë shtesë për këtë shërbim dhe mund t’u
kërkohet të pranojnë kushtet e biznesit të tyre.
5. Disa funksione të TV dixhital mund të mos disponohen në disa vende ose rajone dhe DVB-C mund të mos funksionojë siç duhet me disa ofrues të
shërbimit kabllor.
6. Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni qendrën lokale të kujdesit për klientin të Samsung-ut.
✎
Cilësia e marrjes së TV-së mund të ndikohet nga ndryshimet në metodën e transmetimit nga njëri vend në tjetrin. Kontrolloni performancën e
TV-së te shitësi vendor i autorizuar i SAMSUNG-ut, ose kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut nëse mund të përmirësohet apo jo duke
rikonfiguruar vendosjen e TV-së.
Paralajmërim për imazhet e palëvizshme
Shmangni shfaqjen e imazheve të palëvizshme (siç janë skedarët me figura jpeg) ose elementët e imazheve të palëvizshme (siç janë logot e programeve
televizive, panoramat ose imazhet me format 4:3, shiritat e bursës dhe të lajmeve në fund të ekranit etj.) në ekran. Shfaqja e vazhdueshme e figurave të
palëvizshme mund të shkaktojnë krijimin e hijeve në ekranin LED, të cilat mund të ndikojnë te cilësia e imazhit. Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni këto
rekomandime:
• Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.
• Mundohuni gjithmonë të shfaqni imazhe me ekran të plotë, përdorni menynë e formatit të figurës së TV-së për një përshtatje sa më të mirë.
• Ulni vlerat e ndriçimit dhe të kontrastit në minimumin e kërkuar për të arritur cilësinë e dëshiruar të figurës, pasi vlerat e tejkaluara mund të shpejtojnë
procesin e djegies.
• Përdorni shpesh të gjitha veçoritë e TV-së, të krijuara për të ulur ruajtjen e imazhit dhe djegien e ekranit, referojuni manualit elektronik për holllësi.
Sigurimi i hapësirës së instalimit
Ruani distancën e kërkuar ndërmjet produktit dhe objekteve të tjera (p.sh. muret) për të siguruar ajrimin e duhur.
Nëse nuk zbatohet kjo gjë, mund të shkaktohet zjarr ose probleme me produktin për shkak të rritjes së brendshme të temperaturës së produktit.
✎
Kur përdoret mbajtëse ose montues në mur, përdorni vetëm pjesët e ofruara nga Samsung Electronics.
• Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo gjë mund të shkaktojë probleme të produktit ose lëndim për shkak të rrëzimit të
produktit.
✎
Pamja mund të ndryshojë në varësi të produktit.
• Kujdes kur prekni TV-në sepse disa pjesë mund të jenë të nxehta.
Instalimi me mbajtëse.
Instalimi me montim në mur.
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
[UD5500-XH]BN68-03404E-00L17.indb 2
2011-03-08 오전 1:22:06