Konfigurimi i telekomandës universale – Samsung UE22H5610AW User Manual
Page 213
![background image](/manuals/416649/213/background.png)
Shqip - 13
Shqip
Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën
e televizorit (Konfig. i telekomandës universale)
Sistemi
> Konfig. i telekomandës universale
- Disponueshmëria varet nga modeli dhe rajoni specifik.
Veçoria e telekomandës universale mundëson komandimin e dekoduesve kabllorë, luajtësve për Blu-ray, sistemeve të
kinemasë dhe të pajisjeve të tjera të jashtme të lidhura me televizorin, me anë të telekomandës së televizorit. Për të përdorur
telekomandën e televizorit si telekomandë universale, duhet së pari duhet të lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe (e përfshirë).
- Mund ta përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC) edhe për të komanduar disa pajisje të jashtme Samsung me
telekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë. Për më tepër informacion, drejtojuni e-Manual.
- Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin mund të mos e mbështesin funksionin e telekomandës universale.
Konfigurimi i telekomandës universale
Lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe me folenë e daljes infrakuqe të televizorit siç tregohet në skemë dhe vendoseni
transmetuesin brenda 10 cm nga marrësi i pajisjes së jashtme të drejtuar në drejtim të marrësit të telekomandës. Megjithatë,
nuk duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania e pengesave ndërhyn në
transmetimin e sinjalit të telekomandës.
10 cm
Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit
1. Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin Burimi.
2. Zgjidhni
Konfig. i telekomandës universale në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të
telekomandës universale.
3. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.
[UH5600-XH]BN68-06012C-01L16.indb 13
2014-05-16 12:54:00