beautypg.com

Lidhja e pajisjeve me televizorin, Përdorimi i “kartës ci ose ci – Samsung UE22H5610AW User Manual

Page 207

background image

Shqip - 7

Shqip

Lidhja e pajisjeve me televizorin

Mund të lidhni disa pajisje të jashtme me anë të foleve në pjesën e pasme të produktit. Kontrolloni foletë dhe drejtojuni
udhëzimeve të montimit që jepen, për më tepër informacion mbi pajisjet e jashtme që mbështeten.

Lidhja në folenë e NDËRFAQES SË PËRBASHKËT
(foleja e kartës së shikimit të televizorit)

- Fikni televizorin për të lidhur ose shkëputur kartën CI.

Përdorimi i “KARTËS CI ose CI+”

Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet “KARTA CI ose CI+”.

- Nëse nuk e fusni "KARTËN CI ose CI+", disa kanale shfaqin mesazhin

"Sinjal i koduar".

- Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefoni, ID-në e “KARTËS CI

ose CI+”, ID-në e pritësit dhe informacione të tjera do të shfaqet brenda
2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, kontaktoni ofruesin tuaj të
shërbimit.

- Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet mesazhi

“Përditësimi u krye”, duke treguar se lista e kanaleve tashmë është
përditësuar.

SHËNIM

- Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.

- Kur hiqni “KARTËN CI ose CI+” tërhiqeni me kujdes, pasi mund të dëmtohet nëse rrëzohet.

- Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin siç tregohet në kartë.

- Vendndodhja e folesë COMMON INTERFACE mund të ndryshojë në varësi të modelit.

- “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa vende dhe rajone, prandaj kontrolloni me shitësin tuaj të autorizuar.

- Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

- Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të deformohet ose nuk do të jetë i

dukshëm.

[UH5600-XH]BN68-06012C-01L16.indb 7

2014-05-16 12:53:58

This manual is related to the following products: