Samsung UE46D8000YS User Manual
Page 210
Shqip - 8
Lidhja me një pajisje AV
¦
Pajisjet e disponueshme: DVD, lexuesi Blu-ray, kabllori HD, marrësi satelitor HD STB (Set-
Top-Box), VCR, sistemi audio dixhital, amplifikatori, DVD “Kinema në shtëpi”, PC
Përdorimi i një kablloje HDMI ose kablloje HDMI me DVI (deri në 1080p)
✎
HDMI IN 1(DVI), 2(ARC), 3, 4, PC/DVI AUDIO IN
x
Për cilësi më të mirë figure dhe zëri, lidheni me një pajisje dixhitale duke përdorur kabllo HDMI.
x
Kablloja HDMI mbështet sinjalet dixhitale video dhe audio dhe nuk kërkon kabllo audio.
– Për të lidhur TV-në tek një pajisje dixhitale që nuk mbështet daljen HDMI, përdorni kabllot HDMI/DVI
dhe kabllot e audios.
x
Figura mund të mos shfaqet normalisht (ose aspak) ose audioja mund të mos funksionojë nëse me
TV-në është lidhur një pajisje e jashtme e cila përdor një version të vjetër të modalitetit HDMI. Nëse
shfaqet një problem i tillë, pyesni prodhuesin e pajisjes së jashtme rreth versionit HDMI dhe nëse
është i vjetër, kërkoni përmirësim.
x
Sigurohuni të përdorni kabllo HDMI me trashësi prej 14 mm ose më pak.
x
Sigurohuni të blini një kabllo HDMI të certifikuar. Përndryshe, figura mund të mos shfaqet ose mund të
shfaqet një gabim në lidhje.
x
Rekomandohet një kabllo bazë HDMI me shpejtësi të lartë ose një me ethernet. Ky produkt nuk
mbështet funksionin ethernet nëpërmjet HDMI-së.
x
Ky produkt mbështet funksionet 3D dhe ARC (Kanali i kthimit të audios) nëpërmjet një kablloje HDMI.
Vini re që funksioni ARC mbështetet vetëm nga porta
HDMI IN 2(ARC)
.
– Nëse Pamje auto 3D vendoset në Ndez, disa funksione si SMART HUB mund të çaktivizohen. Në
këtë rast, vendoseni Pamje auto 3D ose Regjim 3D në Fik..
x
Funksioni ARC lejon audion dixhitale që të dalë nëpërmjet portës
HDMI IN 2(ARC)
. Kjo mund të
aktivizohet kur TV-ja është e lidhur me një marrës audio i cili mbështet funksionin ARC.
(DVI)
(ARC)
HDMI OUT
DVI OUT
AUDIO OUT
R-AUDIO-L
Lidhja HDMI
Lidhja HDMI në DVI
[UD8000-XH]BN68-03442D-03L17.indb 8
2011-05-11 오후 4:49:11