Përdorimi i samsung smart control, Çiftimi i samsung smart control, Rilidhja e samsung smart control – Samsung UE40H6640SL User Manual
Page 234: Kur shikoni këtë ikonë alarmi në ekran
Shqip - 14
Përdorimi i Samsung Smart Control
Samsung Smart Control e bën më të lehtë dhe më praktik përdorimin e televizorit. Shtypja e butonit KEYPAD shfaq
telekomandën virtuale që mundëson futjen me lehtësi të shifrave, kontrollin e materialeve dhe aktivizimin e funksioneve në
ekran.
- Rekomandojmë përdorimin e Samsung Smart Control në një distancë më të vogël se 6 m. Distanca e përdorimit mund të
ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit me valë.
Çiftimi i Samsung Smart Control
Për ta komanduar televizorin me Samsung Smart Control, duhet të çiftoni Samsung Smart Control me televizorin nëpërmjet
Bluetooth. Çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.
- Samsung Smart Control mund të çiftohet vetëm me një televizor.
Drejtojeni Samsung Smart Control nga sensori i telekomandës së televizorit dhe shtypni butonin TV për të ndezur televizorin.
- Pozicioni i marrësit të telekomandës mund të ndryshojë në varësi të modelit.
Rilidhja e Samsung Smart Control
Nëse Samsung Smart Control ndalon së funksionuari ose nëse funksionon jonormalisht, ndërroni bateritë, pasi kjo mund të
vijë si pasojë e energjisë së pamjaftueshme të baterive.
Nëse problemi vazhdon, çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.
1. Shtypni njëkohësisht butonin RETURN dhe butonin GUIDE për më shumë se 3 sekonda.
- Duhet ta vendosni Samsung Smart Control afërsisht 30 cm ~ 40 cm larg televizorit dhe të siguroheni se është me
drejtim nga marrësi i telekomandës së televizorit.
2. Figura e lidhjes shfaqet në ekran. Më pas, Samsung Smart Control lidhet automatikisht me televizorin.
Kur shikoni këtë ikonë alarmi në ekran...
Ikona e mëposhtme e alarmit tregon që bateritë e Samsung Smart Control janë shkarkuar.
Nëse shfaqet ikona e alarmit, ndërroni bateritë. Samsung rekomandon përdorimin e baterive
alkaline për jetëgjatësi përdorimi.
shkarkuar> [UH6500-XH]BN68-06009C-01L16.indb 14 2014-05-20 2:24:19