Konfigurimi fillestar, Zgjedhja e burimit të videos, Ndërrimi i fjalëkalimit – Samsung UE40H6640SL User Manual
Page 233: Ndryshimi i fjalëkalimit të televizorit, Butoni, Tools
Shqip - 13
Shqip
Konfigurimi fillestar
Dritarja e konfigurimit fillestar shfaqet kur televizori
aktivizohet për herë të parë. Ndiqni udhëzimet në ekran
për të përfunduar procesin e konfigurimit fillestar, duke
përfshirë zgjedhjen e gjuhës së menysë, kërkimin për kanale,
lidhjen me rrjetin dhe më shumë. Gjatë çdo hapi, bëni një
zgjedhje ose kapërcejeni hapin. Mund ta kryeni këtë proces
manualisht më vonë në menynë Sistemi > Konfig..
- Nëse lidhni pajisje në HDMI1 përpara se të nisni
instalimin, Burimi i kanalit do të ndryshojë automatikisht
në Kutia konfiguruese e sipërme.
- Nëse nuk dëshironi të zgjidhni Kutia konfiguruese e
sipërme
, zgjidhni Antena.
Ndërrimi i fjalëkalimit
Sistemi
> Ndrysho PIN
Ndryshimi i fjalëkalimit të televizorit.
1. Hapni Ndrysho PIN dhe futni fjalëkalimin aktual në fushën
e fjalëkalimit. Fjalëkalimi fillestar është “0-0-0-0”.
2. Jepni një fjalëkalim të ri dhe rifuteni për ta konfirmuar.
Ndryshimi i fjalëkalimit përfundon.
- Nëse keni harruar kodin PIN, shtypni butonat në rendin
vijues për ta rivendosur PIN-in në “0-0-0-0”:
Për telekomandën standarde: Në modalitet pritjeje:
MUTE
→ 8 → 2 → 4 → POWER (Ndez )
Për Samsung Smart Control: Kur ndizet televizori:
MUTE
→ Volumi lart → RETURN → Volumi poshtë →
RETURN
→ Volumi lart → RETURN
Zgjedhja e burimit të videos
Mund të zgjidhni pajisje të lidhur të jashtme me anë të butonit
SOURCE
.
Për shembull, për të kaluar te konsola e lojërave e lidhur
në folenë e dytë HDMI, shtypni SOURCE. Nga lista Burimi,
zgjidhni HDMI2 për ta ndryshuar sinjalin hyrës në modalitet
HDMI. Emrat e folesë mund të ndryshojnë në varësi të
produktit.
Opsionet e mëposhtme disponohen në ekranin Burimi
Butoni
TOOLS
Zgjidhni një fole të lidhur me një pajisje të jashtme dhe
shtypni e mbani butonin "Enter". Ofrohen funksionet e
mëposhtme:
- Opsionet e disponueshme për secilën fole mund të
ndryshojnë.
Shto Emrin
Riemërtoni pajisjet e lidhura me televizorin për identifikim
më të lehtë të burimeve të jashtme.
Për shembull, kompjuterin e lidhur me televizorin me anë
të kabllos HDMI-DVI mund ta caktoni si DVI PC.
Përndryshe, kompjuterin e lidhur me televizorin me anë të
kabllos HDMI caktojeni thjesht si PC.
Gjithashtu, pajisjen AV të lidhur me televizorin me anë të
kabllos HDMI-DVI mund ta caktoni si Pajisjet DVI.
Informacion
Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e lidhura.
Anynet+ (HDMI-CEC)
Shfaq një listë pajisjesh të lidhura me televizorin dhe që
përputhen me Anynet+ (HDMI-CEC).
- Ky funksion disponohet vetëm me Anynet+ (HDMI-
CEC)
të caktuar në Ndez .
Hiq USB-në
Përdoret për ta hequr në mënyrë të sigurt pajisjen USB
të lidhur me televizorin. Ky opsion disponohet vetëm kur
zgjidhet pajisje USB.
[UH6500-XH]BN68-06009C-01L16.indb 13
2014-05-20 2:24:19