Samsung UE32F6200AW User Manual
Page 194
Shqip - 14
Përgatitja para se të instalohet bazamenti për mur
Rasti A. Instalimi i bazamentit për mur SAMSUNG
Rasti B. Instalimi i bazamentit për mur të një kompanie tjetër
1
1
8.6 mm
Për të instaluar bazamentin për mur, përdorni unazën mbajtëse 1.
Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)
✎
Bazamenti për mur nuk disponohet por shitet veçmas. Instaloni bazamentin për mur në një mur të
fortë vertikal me dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera ndërtimi, kontaktoni shitësin tuaj më
të afërt. Nëse instalohet në një tavan ose në një mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndime
të rënda të personit.
✎
SHËNIM
− Përmasat standarde për bazamentin për mur tregohen në tabelën më poshtë.
− Kur blini bazamentin për mur, ju jepet një manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e
nevojshme për vendosjen.
− Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidhës standarde VESA.
− Mos përdorni vida që janë më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me
specifikimet për vidhën standarde VESA. Vidat që janë më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në
brendësi të televizorit.
− Për bazamentet për mur që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidhës standarde VESA,
gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
− Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë produktin ose të shkaktojë që produkti të
bjerë, duke sjellë lëndim të personit. Samsung nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.
− Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose dëmtimin personal kur përdoret një
bazament për mur i paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin të ndjekë udhëzimet e
instalimit të produktit.
− Mos e montoni televizorin në kënd më të madh se 15 gradë.
Familja e
produktit
Inç
Spec. VESA (A * B)
Vidhë standarde
Sasia
Televizor LED
32 ~ 40
200 X 200
M8
4
46 ~ 50
400 X 400
Mos instaloni bazamentin për mur ndërkohë që televizori është ndezur. Mund të sjellë
lëndimin e personit nga goditja elektrike.
[UF6200-XH]BN68-04879F-04L16.indb 14
2013-11-13 3:20:02