Parametrat – LG 24LB457B User Manual
Page 310

PARAMETRAT
17
SQ
SHQIP
PARAMETRAT
Konfigurimi automatik i programeve
SETTINGS KONFIGURIMI Akordimi i audios
Sinkronizon automatikisht programet.
y
Nëse Burimi i hyrjes nuk është lidhur saktë,
regjistrimi i programit mund të mos funksionojë.
y
Akordimi i audios gjen vetëm programet që
transmetohen në atë moment.
y
Nëse aktivizohet opsioni
Kyç sistemin, do të
shfaqet një dritare që do të kërkojë fjalëkalimin.
Për rregullimin e figurës me opsionin Picture Wizard
SETTINGS FIGURA Picture Wizard III
[Në varësi të modelit]
Kalibron dhe rregullon për cilësi optimale figure duke
përdorur telekomandën dhe Picture Wizard pa pasur
nevoje te perdorni pajisje te shtrenjta apo ndihme nga
specialistet.
Për të zgjedhur regjimin e pamjes
SETTINGS FIGURA Regjimi i pamjes
Per te zgjedhur pamje te optimizuar ne varesi te te
mjedisit te shikimit ose programit.
y
I gjallë : Ngre kontrastin, shkëlqimin dhe qartësinë
për të shfaqur figura të gjalla.
y
Standard : Shfaq figurat në nivele standarde të
kontrastit, shkëlqimit dhe qartësisë.
y
Eco/APS : [Në varësi të modelit]
Funksioni Kursyesi i energjisë ndryshon cilësimet
në televizor për të reduktuar konsumin e energjisë.
y
Kinema / Lojë : Jep figurë optimale për filma,
lojëra dhe foto (pamje e palëvizshme).
y
Sporte : Optimizon figurën e videos për aksionet
e larta dhe dinamike duke theksuar ngjyrat
kryesore si të bardhën, ngjyrën e barit ose blunë e
qiellit.
y
Ekspert 1,2 : Meny për rregullimin
e cilësisë së figurës që i mundëson
ekspertëve dhe amatorëve të kenë pamjen
më të mirë në televizor. Kjo është menyja
e rregullimit që ofrohet për profesionistët
e certifikuar nga ISF-ja për sintonizimin e
figurës. (Logoja ISF mund të përdoret vetëm
në televizorët e certifikuar nga ISF-ja.)
ISFccc: Kontrolli i kalibrimit i certifikuar nga
Imaging Science Foundation (Fondacioni i
Shkencës së Imazherisë)
y
Në varësi të sinjalit hyrës, gama e disponueshme
e opsioneve te paraqitjes mund të ndryshojë.
y
Modaliteti ekspert është për profesionistët
e sintonizimit të figurës që të kontrollojnë dhe të
sintonizojnë duke përdorur një figurë të caktuar.
Për figura normale, efektet mund të mos jenë
shumë të ndjeshme.
y
Funksioni ISF disponohet vetëm në disa modele.
Për të caktuar kontrollin e avancuar
SETTINGS FIGURA Regjimi i pamjes Kontrolli
i avancuar / Kontrolli ekspert
Kalibron ekranin për çdo opsion pamjeje ose rregullon
cilësimet e figurës për ekran të veçantë. Fillimisht
zgjidhni
Regjimin e pamjes sipas dëshirës.
y
Kontrasti dinamik : Rregullon kontrastin në nivel
optimal sipas ndriçimit të figurës.
y
Ngjyra dinamike : Rregullon ngjyrat për ta
shfaqur figurën në ngjyra më natyrale.
y
Ngjyra e veshjes : Cakton veçmas spektrin
e ngjyrës së veshjes për ta aplikuar ngjyrën e
veshjes sipas përcaktimit të përdoruesit.
y
Ngjyrë Qielli : Ngjyra e qiellit caktohet veçmas.
y
Ngjyrë Bari: Spektri natyral i ngjyrës (lëndina,
kodra etj.) mund të caktohet veçmas.
y
Gama : Cakton kurbën e gradimit sipas daljes së
sinjalit të figurës në lidhje me sinjalin hyrës.
y
Diapazoni i ngjyrave : Zgjedh diapazonin e
ngjyrave që mund të shfaqen.
y
Rritësi anësor : Shfaq anë më të pastra dhe më
të dallueshme, por gjithsesi natyrale të videos.
y
Modeli ekspert : [Në varësi të modelit]
Modelet e përdorura për rregullimin ekspert
y
Filtri i ngjyrave : Filtron një spektër specifik të
ngjyrave në ngjyra RGB për të sintonizuar me
saktësi ngopjen e ngjyrave dhe ngjyrimin.
y
Temperatura e ngjyrës : Rregullon tonalitetin
e përgjithshëm të ekranit sipas dëshirës. Në
modalitetin Ekspert, sintonizimi mund të caktohet
përmes metodës Gama etj.
y
Sistemi i menaxhimit të ngjyrave : Ky është
sistemi që përdorin ekspertët kur rregullojnë
ngjyrën me një model testimi. Ata mund të
zgjedhin nga gjashtë zona ngjyrash (E kuqe /
Jeshile / Blu / E kaltër në të gjelbër / E purpurt /
E verdhë) pa ndikuar ngjyrat e tjera. Për figura
normale, rregullimet mund të mos rezultojnë në
ndryshime të ndjeshme të ngjyrave.
y
Në varësi të sinjalit hyrës ose të cilësimeve të
tjera të figurës, gama e elementeve të detajuara
për rregullim mund të ndryshojë.