beautypg.com

LG 24LB457B User Manual

Page 300

background image

UDHËZIMET MBI SIGURINË

7

SQ

SHQIP

y

Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të parandaluar mbinxehjen

e produktit.

- Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe se 10 cm.

- Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft librash ose në

dollap).

- Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.

- Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një mbulesë tavoline

ose perde.

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.

y

Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV për një kohë të

gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te funksionimi apo performanca e

produktit.

y

Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj tregon dëmtim ose përkeqësim,

shkëputeni atë, mos e përdorni më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë nga një

riparues i autorizuar.

y

Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.

Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.

y

Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si p.sh. nga

përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga shkelja. Bëni kujdes të

veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës nga ku kablloja del nga pajisja.

y

Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një objekt të

mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.

y

Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të për periudha

të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të përkohshme shtrembërimi në

ekran.

y

Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga priza dhe

pastrojeni me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi të mund të shkaktojë

gërvishtje ose çngjyrim. Mos spërkatni ujë mbi të dhe mos e pastroni me leckë të

njomë. Mos përdorni kurrë pastrues xhamash, shkëlqyes makine ose industrial,

gërryes ose dyll, benzen, alkool, etj. i cili mund të dëmtojë produktin dhe panelin e tij.

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të produktit

(deformim, gërryerje ose thyerje).

y

Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk shkëputet nga burimi i ushqimit AC madje

edhe nëse e fikni këtë pajisje me ÇELËS.

y

Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.

Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund të shkaktojë

zjarr.

This manual is related to the following products: