Kujdes – LG 55EA970V User Manual
Page 427
11
ENGSHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
KUJDES
Ambienti i shikimit
y
Distanca e shikimit
- Ruani një distancë prej të paktën sa dyfishi i gjatësisë së ekranit kur të shikoni përmbajtje 3D. Nëse
nuk ndiheni komod gjatë shikimit të përmbajtjeve 3D, largohuni më shumë nga TV-ja.
Mosha e shikimit
y
Foshnjat/Fëmijët
- Përdorimi/Shikimi i përmbajtjeve 3D për fëmijët nën moshën 6 vjeç është i ndaluar.
- Fëmijët nën moshën 10 vjeç mund të mbireagojnë dhe mund të emocionohen së tepërmi sepse
shikimi i tyre është në zhvillim e sipër (për shembull: mund të përpiqen të prekin ekranin ose
të hidhen mbi të). Kërkohet mbikëqyrje e veçantë dhe kujdesi i duhur për fëmijët që shikojnë
përmbajtje 3D.
- Fëmijët kanë një diferencë binokulare më të madhe në krahasim me të rriturit për sa i përket
shikimit të 3D-së sepse distanca ndërmjet syve tek ata është më e shkurtër se tek të rriturit. Prandaj
dhe ata dallojnë një thellësi më steriotipike krahasuar me të rriturit për të njëjtin imazh 3D.
y
Adoleshentët
- Adoleshentët nën moshën 19 vjeç mund të reagojnë me ndjeshmëri për shkak stimulimit të dritës
në përmbajtjet 3D. Këshillojini ata të kufizojnë shikimin e përmbajtjeve 3D për një kohë të gjatë kur
janë të lodhur.
y
Të moshuarit
- Të moshuarit m und të shikojnë më pak efekte 3D krahasuar me të rinjtë. Mos u ulni më afër TV-së
se sa distanca e rekomanduar.
Kujdes kur përdorni Syzet 3D
y
Sigurohuni që të përdorni syze LG 3D. Në të kundërt, mund të mos jeni në gjendje të shikoni siç duhet
videot 3D.
y
Mos përdorni syze 3D në vend të syzeve tuaja normale, syzeve të diellit ose syzeve mbrojtëse.
y
Përdorimi i syzeve 3D të modifikuara mund të shkaktojë tension të syve ose deformim të imazhit.
y
Mos i mbani syzet 3D në temperatura tepër të larta ose të ulëta. Kjo shkakton deformim.
y
Syzet 3D janë të brishta dhe mund të gërvishten lehtësisht. Përdorni gjithmonë një copë lecke të butë
dhe të pastër kur të pastroni lentet. Mos i gërvishtni lentet e syzeve 3D me objekte të mprehta ose t'i
pastroni me kimikate.