LG 55EA970V User Manual
Page 424
8
ENGSHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e përdorni
prizën elektrike si çelës.)
Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.
y
Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të parandaluar
mbinxehjen e produktit.
- Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe se 10 cm.
- Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft librash ose
në dollap).
- Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
- Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një mbulesë tavoline
ose perde.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.
y
Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV për një
kohë të gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te funksionimi apo
performanca e produktit.
y
Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj tregon dëmtim ose përkeqësim,
shkëputeni atë, mos e përdorni më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë
nga një riparues i autorizuar.
y
Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
y
Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si p.sh. nga
përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga shkelja. Bëni kujdes
të veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës nga ku kablloja del nga pajisja.
y
Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një objekt të
mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.
y
Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të për periudha
të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të përkohshme shtrembërimi në
ekran.
y
Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga priza dhe
pastrojeni me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi të mund të shkaktojë
gërvishtje ose çngjyrim. Mos spërkatni ujë mbi të dhe mos e pastroni me leckë të
njomë. Mos përdorni kurrë pastrues xhamash, shkëlqyes makine ose industrial,
gërryes ose dyll, benzen, alkool, etj. i cili mund të dëmtojë produktin dhe panelin e
tij.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të produktit
(deformim, gërryerje ose thyerje).
y
Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk shkëputet nga burimi i ushqimit AC
madje edhe nëse e fikni këtë pajisje me ÇELËS.
y
Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.
Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund të shkaktojë
zjarr.
y
Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më pas, hiqini
nga priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë kabllot e lidhjes.
TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të përbëjë rrezik
zjarri ose mund të shkaktojë goditje elektrike.