beautypg.com

Përdorimi – Skil 1560 AA User Manual

Page 101

background image

101

• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si

pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me

lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një

maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për

heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për

materialet me të cilat dëshironi të punoni

• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të

veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë

• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;

zëvendësojeni nga një person i kualifikuar

• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të

aksesorëve

PARA PËRDORImIT

• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si

voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me

klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me

një burim 220 V)

• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,

gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;

hiqni ato para se të filloni punën

• Para përdorimit të veglës, kontrolloni që thikat të mos

fërkohen

• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,

me një kapacitet 16 amper

Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për të

siguruar dhe mbështetur materialin e punës në një

platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit me duar

ose të mbështetur në trup bën që materiali të mbetet i

paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje të kontrollit)

GJATË PËRDORImIT

mbajeni veglën e punës nga pjesët e izoluara të

kapjes pasi prerësi mund të bjerë në kontakt me

kordonin e tij (prerja e një teli me elektricitet mund të

bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të përcjellin

elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të

përdoruesit)

• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të

veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla

• Mbajini gishtat larg nga thikat rrotulluese

• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni

menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën

• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e

prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën

• Nëse ashklat bllokohen në daljen e ashklave, duhet të

fikni motorin, sigurohuni që të gjitha pjesët e lëvizshme

kanë ndaluar plotësisht, hiqni spinën dhe më pas hiqni

ashklat e bllokuara

PAS PËRDORImIT

Prisni që blloku i prerjes të ndalojë para se ta ulni

veglën (thika e ekspozuar mund të bjerë në kontakt me

sipërfaqen duke shkaktuar humbje të kontrollit dhe

dëmtime të rënda)

PËRDORImI

• Ndërrimi/kthimi i thikave 6

Ky zdrukth është i pajisur me thika jo të mprehshme me

tehe prerëse në të dy krahët; kështu që nëse topitet një

krah, mund të përdoret krahu tjetër

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

- hiqni pajisjet drejtuese, nëse janë të montuara

- merrni çelësin nga vendi i ruajtjes A

- kthejeni veglën përmbys

- lironi 3 bulona B me çelës (mos i hiqni bulonat)

- shtyjeni thikën nga blloku i prerjes me anë të një cope

druri

- vendoseni përsëri thikën në bllokun e prerjes në

pozicionin e kundërt ose përdorni një thikë të re

! kanali i thikës duhet të përputhet me buzën e

bllokut të prerjes

! të dyja anët e thikës duhet të dalin në mënyrë të

barabartë

! sigurohuni që fundi i thikës X të përshtatet me

anë e këmbës (vendosni një vizore rrafsh me

kasën si në ilustrim dhe përdoreni si ndaluese)

- shtrëngoni mirë 3 bulonat B me çelës

! ndërrojini/kthejini thikat me kalimin e kohës;

përdorni vetëm thika të mprehta

! ndërrojini/kthejini gjithmonë të dyja thikat në të

njëjtën kohë

! mos u përpiqni të rregulloni thikat me vidat e

bllokut të prerjes C, të cilat janë të caktuara

paraprakisht në momentin e prodhimit

• Rregullimi i thellësisë së zdrukthimit 7

- rrotulloni çelësin D për të zgjedhur thellësinë e duhur

- përdorni vijën e treguesit E si referencë

- zgjidhni gjithmonë një thellësi të vogël të zdrukthimit

dhe përsëritni zdrukthimin dhe procesin e rregullimit

deri sa të arrini thellësinë e dëshiruar

• Thithja e pluhurave8

- lidhni fshesën me korrent në portën e pluhurave F për

një rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave

! mos u përpiqni të hiqni pengesat nga porta e

pluhurave kur thikat janë duke u rrotulluar

• Mbështetësja për pushim G 9

- e mbron materialin e punës nga dëmtimi kur vegla lihet

dhe nuk është në përdorim

- do të paloset automatikisht prapa gjatë zdrukthimit

• Doreza ndihmëse 0

- lironi dadon J gati deri në fund

- rregulloni dorezën H në pozicionin e duhur

- shtrëgoni mirë dadon

• Funksionimi i veglës

- rregulloni thellësinë e zdrukthimit

- vendoseni veglën mbi materialin e punës

! sigurohuni që vetëm nofulla e përparme të

mbështetet në materialin e punës dhe që thikat

mos ta prekin

- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin K 2 (=

çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më

pas tërhiqni çelësin e aktivizimit L 2

! para se thikat të arrijnë te materiali i punës, vegla

duhet të punojë me shpejtësinë e saj të plotë

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në

zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri !

- mbajeni veglën fort me të dyja duart dhe shtyjeni

përpara me goditje të vazhdueshme

- përdoreni veglën me pllakën e bazës mbi material

- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të

padëshirueshme gjatë zdrukthimit

! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga

materiali i punës

- fikeni veglën duke lëshuar çelësin L