beautypg.com

Përdorimi, Këshillë për përdorimin, Mirëmbajtja / shërbimi – Skil 1550 AA User Manual

Page 95: Mjedisi, Deklarata e konformitetit

background image

95

PAS PËRDORIMIT

• Prisni që blloku i prerjes të ndalojë para se ta ulni

veglën (thika e ekspozuar mund të bjerë në kontakt

me sipërfaqen duke shkaktuar humbje të kontrollit dhe

dëmtime të rënda)

PËRDORIMI

Ndërrimi/kthimi i thikave ⑥

Ky zdrukth është i pajisur me thika jo të mprehshme me

tehe prerëse në të dy krahët; kështu që nëse topitet një

krah, mund të përdoret krahu tjetër

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

- merrni çelësin nga vendi i ruajtjes A

- kthejeni veglën përmbys

- lironi 3 bulona B me çelës (mos i hiqni bulonat)

- shtyjeni thikën nga blloku i prerjes me anë të një cope

druri

- vendoseni përsëri thikën në bllokun e prerjes në pozi-

cionin e kundërt ose përdorni një thikë të re

! kanali i thikës duhet të përputhet me buzën e

bllokut të prerjes

! të dyja anët e thikës duhet të dalin në mënyrë të

barabartë

- shtrëngoni mirë 3 bulonat B me çelës

! ndërrojini/kthejini thikat me kalimin e kohës;

përdorni vetëm thika të mprehta

! ndërrojini/kthejini gjithmonë të dyja thikat në të

njëjtën kohë

! mos u përpiqni të rregulloni thikat me vidat e

bllokut të prerjes C, të cilat janë të caktuara para-

prakisht në momentin e prodhimit

Rregullimi i thellësisë së zdrukthimit ⑦

- kthejeni dorezën D në drejtimin "+"/"-" për rritjen/uljen

e thellësisë së zdrukthimit

- përdorni treguesin E si referencë

- zgjidhni gjithmonë një thellësi të vogël të zdrukthimit

dhe përsëritni zdrukthimin dhe procesin e rregullimit

deri sa të arrini thellësinë e dëshiruar

Dalja e ashklave ⑧

- lidhni fshesën me korrent me përshtatësin F në daljen

e ashklave G si në ilustrim

! mos u përpiqni të hiqni pengesat nga dalja e

ashklave kur thikat janë duke u rrotulluar

Mbështetësja për pushim H ⑨

- e mbron materialin e punës nga dëmtimi kur vegla lihet

dhe nuk është në përdorim

- do të paloset automatikisht prapa gjatë zdrukthimit

Funksionimi i veglës

- rregulloni thellësinë e zdrukthimit

- vendoseni veglën mbi materialin e punës

! sigurohuni që vetëm nofulla e përparme të

mbështetet në materialin e punës dhe që thikat

mos ta prekin

- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin J ② (=

çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më

pas tërhiqni çelësin e aktivizimit K ②

! para se thikat të arrijnë te materiali i punës, vegla

duhet të punojë me shpejtësinë e saj të plotë

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në

zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri

- mbajeni veglën fort me të dyja duart dhe shtyjeni

përpara me goditje të vazhdueshme

- përdoreni veglën me pllakën e bazës mbi material

- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të

padëshirueshme gjatë zdrukthimit

! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga

materiali i punës

- fikeni veglën duke lëshuar çelësin K

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

Gjatë zdrukthimit mund të përdorni një qese për pluhurat

(aksesori 2610394020 nga SKIL)

Për kanale anësore përdorni kanalet V në nofullën e

përparme ⑪

- zgjidhni një nga 2 kanalet V L

- vendoseni dorezën D në pozicionin "0" për hapjen e

kanaleve anësore të ngjashëm me kanalin e zgjedhur

- për kanale më të mëdha, rrotulloni dorezën D për të

zgjedhur thellësinë e dëshiruar të zdrukthimit

! gjithmonë provojeni në fillim në një material të

padobishëm

Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim

profesional

Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veça-

nërisht të çarat e ajrosjesM ②)

! shkëputni spinën para pastrimit

Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga

një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës

të SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbi-

mit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës

janë të paraqitura në www.skil.com)

MJEDISI

• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe

paketimin së bashku me materialet e mbeturinave

familjare (vetëm për vendet e BE-së)

- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për

pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zba-

timin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet

elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së

tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një

objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.

- simboli ⑫ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja

për t'i hedhur

DEKLARATA E KONFORMITETIT

Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky

produkt i përshkruar në “Të dhëat teknike” është në

përputhje me standardet ose dokumentet e standardi-

zimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN 55014

në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/EC,

2006/42/EC, 2011/65/EU