beautypg.com

Skil 1550 AA User Manual

Page 94

background image

94

veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një

ftesë për aksidente.

d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes

së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një

pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë

dëmtime personale.

e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këm-

bëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo

gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së

punës në situata të papritura.

f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje

të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe

dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera,

bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët

në lëvizje.

g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të

mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni

që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.

Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë

rreziqet në lidhje me pluhurat.

4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS

a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni

veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla

e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë

dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e

projektuar.

b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e

ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrol-

lohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të

riparohet.

c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose

baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregul-

lime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani

veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë

ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.

d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni

personat e pamësuar me veglën e punës ose këto

udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës

janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.

e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospër-

shtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të

pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë

në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet,

riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë

aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëm-

bajtura si duhet.

f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.

Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mpre-

hta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë më

të lehta për t’u kontrolluar.

g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.

në përputhje me këto udhëzime, duke marrë para-

sysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet.

Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato

të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

5) SHËRBIMI

a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një

person i kualifikuar për riparimet duke përdorur

vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë

ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.

UDHËZIMET E SIGURISË PËR ZDRUKTHËT

TË PËRGJITHSHME

Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën

moshën 16 vjeç

Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);

mbani pajisje për mbrojtjen e veshëve

Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje

drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të

dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të

shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respira-

tore për përdoruein ose personat përreth); mbani një

maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për

heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene

(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje

me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një

maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për

heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat

për materialet me të cilat dëshironi të punoni

SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të

veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë

Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;

zëvendësojeni nga një person i kualifikuar

• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të

aksesorëve

PARA PËRDORIMIT

Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë

si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me

klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me

një burim 220 V)

Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,

gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;

hiqni ato para se të filloni punën

Para përdorimit të veglës, kontrolloni që thikat të mos

fërkohen

Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,

me një kapacitet 16 amper

• Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për

të siguruar dhe mbështetur materialin e punës në

një platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit

me duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të

mbetet i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje

të kontrollit)

GJATË PËRDORIMIT

• Mbajeni veglën e punës nga pjesët e izoluara të

kapjes pasi prerësi mund të bjerë në kontakt me

kordonin e tij (prerja e një teli me elektricitet mund

të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të përcjellin

elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të

përdoruesit)

Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme

të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga

vegla

Mbajini gishtat larg nga thikat rrotulluese

Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni men-

jëherë pajisjen dhe hiqni spinën

Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e

prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën

Nëse ashklat bllokohen në daljen e ashklave, duhet të

fikni motorin, sigurohuni që të gjitha pjesët e lëvizshme

kanë ndaluar plotësisht, hiqni spinën dhe më pas hiqni

ashklat e bllokuara