beautypg.com

Skil 2436 AA User Manual

Page 150

background image

150

pamësuar me veglën e punës ose

këto udhëzime për përdorimin e

pajisjes. Veglat e punës janë të

rrezikshme në duart e përdoruesve të

patrajnuar.

e) Mirëmbani veglat e punës.

Kontrolloni për mospërshtatje ose

bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje

të pjesëve dhe gjendje të tjera që

mund të ndikojnë në funksionimin

e veglës së punës. Nëse dëmtohet,

riparojeni veglën e punës para

përdorimit. Shumë aksidente

shkaktohen nga veglat e punës jo të

mirëmbajtura si duhet.

f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra

dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të

mirëmbajtura dhe me anë të mprehta

kanë më pak mundësi për t’u bllokuar

dhe janë më të lehta për t’u

kontrolluar.

g) Përdorni veglat e punës, aksesorët

dhe puntot, etj. në përputhje me

këto udhëzime, duke marrë

parasysh kushtet e punës dhe

punën që do të kryhet. Përdorimi i

veglave për përdorime të ndryshme

nga ato të përcaktuara mund të

shkaktojë rreziqe.

5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR

VEGLËN ME BATERI

a) Karikojeni vetëm me karikuesin e

përcaktuar nga prodhuesi. Një

karikues që është i përshtatshëm për

një lloj baterie mund të krijojë rrezik

për zjarr kur përdoret me një bateri

tjetër.

b) Përdorni veglat e punës vetëm me

bateritë e përcaktuara

respektivisht. Përdorimi i çdo baterie

tjetër mund të krijojë rrezik për

dëmtime dhe zjarr.

c) Kur bateria nuk është në përdorim,

mbajeni larg nga objektet e tjera

metalike si kapëset e letrës,

monedhat, çelësat, gozhdët, vidat

ose objektet e tjera të vogla

metalike që mund të bëjnë lidhjen

e një terminali me terminalin tjetër.

Lidhja e shkurtër e terminaleve të

baterisë mund të shkaktojë djegie ose

zjarr.

d) Në kushte abuzimi, nga bateria

mund të rrjedhin lëngje; shmangni

kontaktin me to. Në rast se ndodh

aksidentalisht kontakti, shpëlajeni

me ujë. Në rast se lëngu bie në

kontakt me sytë, kërkoni edhe

ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur

nga bateria mund të shkaktojë

acarime ose djegie.

6) SHËRBIMI

a) Shërbimi i veglës së punës duhet

të kryhet nga një person i

kualifikuar për riparimet duke

përdorur vetëm pjesë ndërrimi

identike. Kjo gjë do të sigurojë

ruajtjen e sigurisë së veglave të

punës.

UDHËZIMET E SIGURISË PËR

KAÇAVIDAT ME BATERI

• Shmangni dëmtimet që mund të

shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe

elementet e tjera në materialin e

punës; hiqni ato para se të filloni

punën

• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i

energjisë të jetë i njëjtë me voltazhin e

treguar në etiketën e karikuesit

Mbajeni veglën e punës nga

sipërfaqet e izoluara e kapjes kur

kryeni një veprim ku shtrënguesi

mund të bjerë në kontakt me tela të

fshehur (shtrënguesit që bien në

kontakt me një tel elektrik mund të

bëjnë që pjesët metalike të

ekspozuara të pajisjes të transmetojnë

elektricitetin dhe të shkaktojnë

goditjen elektrike të përdoruesit)

Përdorni detektorë përkatës për të

gjetur linjat e fshehura të shërbimit

ose telefononi kompaninë lokale të

shërbimeve për ndihmë (kontakti

me linjat elektrike mund të shkaktojë

zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i

një linje gazi mund të shkaktojë një

shpërthim; shpimi i një tubi uji do të

shkaktojë dëmtim të pronës ose një

goditje elektrike)

Mos punoni me materiale që

përmbajnë asbest (asbesti

konsiderohet kancerogjen)

• Pluhurat nga materialet si boja me

plumb, disa lloje drurësh, mineralesh

dhe metalesh mund të jenë të

dëmshme (kontakti ose thithja e

pluhurave mund të shkaktojë reagime

alergjike dhe/ose sëmundje