beautypg.com

Skil 2436 AA User Manual

Page 149

background image

149

radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka

një rrezik më të madh të goditjeve

elektrike nëse trupi është i tokëzuar.

c) Mos ekspozoni veglat e punës në

shi ose në kushte me lagështi. Uji

që hyn në veglën e punës do të rritë

rrezikun e goditjes elektrike.

d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e

përdorni kurrë kordonin për

transportin, tërheqjen ose heqjen e

spinës së veglës së punës.

Mbajeni kordonin larg nga

nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose

pjesët që lëvizin. Kordonët e

dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun

e goditjes elektrike.

e) Kur përdorni një vegël pune në

mjedise të jashtme, përdorni një

kordon zgjatues të përshtatshëm

për përdorim në mjedise të

jashtme. Përdorimi i një kordoni të

përshtatshëm për përdorime në

mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun

e goditjes elektrike.

f) Nëse përdorimi i veglës së punës

në një vend me lagështi është i

pashmangshëm, përdorni një

automat qarku me shkarkesë me

tokëzim. Përdorimi i një automati me

shkarkesë me tokëzim zvogëlon

rrezikun e goditjes elektrike.

3) SIGURIA PERSONALE

a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se

çfarë po bëni dhe përdorni

gjykimin kur përdorni një vegël

pune. Mos e përdorni një vegël

pune kur jeni i lodhur ose nën

ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose

mjekimit. Një moment humbje e

vëmendjes gjatë përdorimit të veglave

të punës mund të shkaktojë dëmtime

të rënda personale.

b) Përdorni pajisje personale

mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje

për mbrojtjen e syve. Pajisjet

mbrojtëse si maska kundër pluhurit,

këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose

pajisjet për mbrojtjen e veshëve për

kushtet përkatëse do të zvogëlojnë

dëmtimet personale.

c) Parandaloni ndezjen e

rastësishme. Sigurohuni që çelësi

është në pozicionin fikur para se të

lidhni burimin e energjisë dhe/ose

baterinë, para se të merrni ose të

transportoni pajisjen. Transportimi i

veglave të punës me gishtin në çelës

ose aktivizimi i veglave të punës që

kanë çelësin të ndezur është një ftesë

për aksidente.

d) Hiqni çdo çelës ose çelës

përshtatës para ndezjes së veglës

së punës. Një çelës i lënë i lidhur me

një pjesë rrotulluese të veglës së

punës mund të shkaktojë dëmtime

personale.

e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje

të mirë të këmbëve dhe një

ekuilibër të mirë në çdo moment.

Kjo gjë bën të mundur një kontroll më

të mirë të veglës së punës në situata

të papritura.

f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos

vishni veshje të gjera ose

bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe

dorashkat larg nga pjesët lëvizëse.

Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët

e gjatë mund të kapen nga pjesët në

lëvizje.

g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen

e pajisjeve të mbledhjes dhe

nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni

që ato të jenë të lidhura dhe të

përdoren si duhet. Përdorimi i

mbledhjes së pluhurave mund të

zvogëlojë rreziqet në lidhje me

pluhurat.

4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR

VEGLËN E PUNËS

a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e

punës. Përdorni veglën e punës të

duhur për përdorimin tuaj. Vegla e

punës e duhur do të realizojë një punë

më të mirë dhe më të sigurt dhe me

shpejtësinë që ajo është e projektuar.

b) Mos përdorni veglën e punës nëse

çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo

vegël pune që nuk mund të

kontrollohet me anë të çelësit është e

rrezikshme dhe duhet të riparohet.

c) Shkëputni spinën nga burimi i

energjisë dhe/ose baterinë nga

vegla e punës para se të bëni

rregullime të tjera, të ndryshoni

aksesorët ose të ruani veglat e

punës. Këto masa parandaluese të

sigurisë ulin rrezikun e ndezjes

aksidentale të veglës së punës.

d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve

dhe mos lejoni personat e