beautypg.com

Këshillë për përdorimin, Mirëmbajtja / shërbimi, Mjedisi – Skil 0770 RT User Manual

Page 85: Deklarata e konformitetit

background image

85

- shmangni bllokimin e daljes C me materiale të grira

pasi kjo mund të shkaktojë kthimin e materifaleve

nëpërmjet vrimës së ushqimit H

• Lirimi i bllokikmit &

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

- lironi çelësin e sigurisë F dhe hapni pajisjen si në

ilustrim

- pastroni zonën e thikës (hiqni copat e ngjeshura me

një mjet druri ose plastik)

- pastroni edhe daljen C nga copat

- mbylleni pajisjen dhe shtrëngoni fort çelësin e sigurisë

F

• Kthimi/ndërrimi i thikës së prerjes *

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

- thika e prerjes ka një anë prerëse në të dyja anët;

kështu që nëse njëra anë humbet mprehtësinë e saj,

mund të përdoret ana tjetër

- zëvendësoni thikën e prerjes kur të dyja anët të jenë të

topitura (numri i pjesës së ndërrimit nga SKIL

2610Z02553, shënuar YAT 8231-545201)

- lironi çelësin e sigurisë F dhe hapni pajisjen si në

ilustrim

- lironi të dy bulonat e thikës me çelësin heksagonal L

kur të përdorni pllakën metalike M si mbështetje

- ktheni dhe montoni thikën e prerjes si në ilustrim

- shtrëngoni të dy bulonat e thikës me çelësin

heksagonal L kur të përdorni pllakën metalike M si

mbështetje

- mbylleni pajisjen dhe shtrëngoni fort çelësin e sigurisë

F

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

• Për rezultate më të mira, grijini degët e njoma menjëherë

pasi të priten

• Përdorni shtytësin K për futjen e materialeve të buta (

• Mbeturinat e buta të kopshtit grijini në sasi më të vogla,

veçanërisht kur janë të lagura

• Bllokimet mund të shmangen duke grirë vazhdimisht

degë

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Mirëmbajeni pajisjen me kujdes dhe mbajeni të pastër

- sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të

pastra nga copërat e mbetura

! shkëputni spinën para pastrimit

• Kontrolloni rregullisht për defekte, si lirimi, zhvendosja

ose dëmtimi i thikës, lirimi i kapjeve dhe konsumi ose

dëmtimi i elementeve përbërës

• Zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara për

arsye sigurie

• Shmangni përkuljen e bllokuesit të sigurisë N ) që mund

të shkaktojë mosfunksionimin e pajisjes

• Fikeni gjithmonë pajisjen, lëreni thikën e prerjes që të

ndalojë, hiqni spinën dhe lëreni pajisjen që të ftohet para

se ta kontrolloni, rregulloni, riparoni dhe/apo magazinoni

pajisjen

• Magazinojeni pajisjen në ambiente të mbyllura në një

vend të thatë

• Kur kryeni shërbimin e njësisë së grirjes, kini parasysh

se, megjithëse motori nuk do të ndizet për shkak të

veçorisë së bllokimit të sigurisë, njësia e grirjes mund të

lëvizet ende me dorë

• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga

një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të

SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit

e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës

janë të paraqitura në www.skil.com)

MJEDISI

Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe

paketimin së bashku me materialet e mbeturinave

familjare (vetëm për vendet e BE-së)

- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për

pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe

zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,

pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të

jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të

kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me

mjedisin.

- simboli @ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja

për t'i hedhur

DEKLARATA E KONFORMITETIT

• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky

produkt i përshkruar në “Të dhëat teknike” është në

përputhje me standardet ose dokumentet e

standardizimit si më poshtë: EN 60335, EN 13683, EN

61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e

direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC,

2000/14/EC, 2011/65/EU

Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),

4825 BD Breda, Holandë

¹КБВЖО¹Ж¼½К ЗЗ¾¼½Ж

И½К¹МБЗЖЛŵЖ¿БЖ½½КБЖ¿

НКЗИ½Ɠˁ˅ʿ˂ ʽ¼¹Ɠ

Д¹¾ БВГ¿К¹¹¾

ИИКЗО¹Д¹Ж¹¿½К

30.07.2013

11

ZHURMA

• Matur në përputhje me 2000/14/EC (EN/ISO 3744) niveli

i garantuar i fuqisë së zërit LWA është më i ulët se 113

dB(A) (procedura e vlerësimit të konformitetit në

përputhje me Shtojcën V)

Organizmi i njoftuar : KEMA, Arnhem, NL

Numri i identifikimit të organizmit të njoftuar : 0344