beautypg.com

Përdorimi, Këshillë për përdorimin, Mirëmbajtja / shërbimi – Skil 9345 AG User Manual

Page 162: Mjedisi, Deklarata e konformitetit

background image

162

PËRDORImI

• Montimi i aksesorëve 5

! hiqni spinën

- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të

montohen

- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D

- shtrëngoni fllanxhën e kapjes B me çelësin C

! kur boshti A të jetë i bllokuar, çelësi J/K nuk

mund të aktivizohet

- shtypni butonin E për të zhbllokuar boshtin A

- për heqjen e dorezës së aksesorëve anasjelltas

! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë

përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen

! montoni gjithmonë panele mbështetëse kur

përdorni aksesorë për smerilimin

! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa

një etiketë (“thithëse”) që i ngjitet sipër (nëse ka)

• Montimi i dorezës ndihmëse F 6

! hiqni spinën

• Heqja/montimi/rregullimi i mbrojtëses G 7

! hiqni spinën

! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e

drejtuar gjithmonë nga operatori

- nëse është e nevojshme, rregulloni mbrojtësen G

duke shtrënguar vidën X që është e caktuar

paraprakisht në fabrikë (sigurohuni që mbrojtësja

është e mbyllur)

• Para përdorimit të veglës

- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të

jetë i shtrënguar mirë

- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar

me dorë

- ndizeni veglën për provë për të paktën 30 sekonda me

shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të

sigurt

- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta

ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të

përcaktuar shkakun

• Ndezje/fikje (dy pozicionet e çelësit të bllokimit) 8

! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni

pajisjen

! para se aksesori të prekë materialin e punës,

vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë

! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga

materiali i punës

! aksesori vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas

fikjes së veglës

• Pozicioni me dy duar 9

• Mprehja 0

- lëvizeni pajisjen para prapa me një trysni mesatare

! mos përdorni kurrë një disk prerës për mprehje

anësore

• Prerja !

- mos e anoni veglën gjatë procesit të prerjes

- lëvizeni gjithmonë veglën në të njëjtin drejtim si

shigjeta në kokën e pajisjes, për të parandaluar daljen

e saj nga vendi i prerjes në mënyrë të pakontrolluar

- mos ushtroni presion mbi pajisje; lëreni shpejtësinë e

diskut prerës që të bëjë vetë punën

- shpejtësia e punës e diskut të prerjes varet nga

materiali që do të pritet

- mos i frenoni disqet prerëse duke ushtruarpresion anësor

• Mbajtja dhe drejtimi i veglës

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në

zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri @

- mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja duart, në

mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të

gjitha momentet

- kini parasysh drejtimin e rrotullimit; mbajeni gjithmonë

veglën në mënyrë që shkëndijat dhe pluhuri i

mprehjes/prerjes të largohet nga trupi juaj

- garantoni një qëndrim të sigurt

- mbajini të çarat e ajrimit L 2 të pambuluara

kËSHILLË PËR PËRDORImIN

• Në vend të fllanxhës B 2, mund të përdorni fllanxhën me

kapje të shpejtë “CLIC” (aksesori 2610388766 nga SKIL);

disqet mprehëse/prerëse mund të montohen më pas pa

përdorimin e çelësave të aksesorit

• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër

(veçanërisht të çarat e ajrosjes L 2)

! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke

futur objekte me majë nëpërmjet të çarave

! shkëputni spinën para pastrimit

• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga

një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të

SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit

e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës

janë të paraqitura në www.skil.com)

mJEDISI

Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe

paketimin së bashku me materialet e mbeturinave

familjare (vetëm për vendet e BE-së)

- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për

pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe

zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,

pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të

jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të

kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me

mjedisin.

- simboli # do t’ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja

për t’i hedhur

DEkLARATA E kONFORmITETIT

• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky

produkt i përshkruar në “Të dhëat teknike” është në

përputhje me standardet ose dokumentet e

standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN

55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/

EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU