beautypg.com

Instalimi i bazamentit për mur, Specifikimet e bazamentit për mur (vesa) – Samsung UE78HU8500T User Manual

Page 244

background image

Shqip - 4

Montimi i televizorit në mur me anë të bazamentit
për mur (opsional)

Nëse e montoni këtë produkt në mur, duhet të montohet vetëm siç rekomandohet nga prodhuesi. Në rast
se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime serioze te
fëmijët apo të rriturit dhe dëmtime serioze në produkt.

Instalimi i bazamentit për mur

Bazamenti për mur (shitet veçmas) mundëson montimin e televizorit në mur.
Siç tregohet në skemë, hiqni paketën sipërfaqësore të produktit dhe çmontoni mbështetësen. Por mos e shkëputni
bukëpeshkun nga mbështetësja.
Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, drejtojuni udhëzimeve që vijnë me bazamentin.
Rekomandojmë që të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Nuk këshillojmë
që ta bëni vetë montimin. Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për dëmtime të produktit ose për lëndimin tuaj apo të
personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.

x4

Televizor

Mbërthyesja
për montim
në mur

C

Përshtatësi
për montim
në mur

Përpara se të instaloni bazament tjetër për mur, montoni përshtatësin e bazamentit që vjen veçmas me televizorin.

- Drejtojuni "Manualit të instalimit" që vjen me bazamentin për mur.

Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)

Bazamenti për mur nuk ofrohet, por shitet veçmas. Instalojeni bazamentin për mur në një mur të fortë vertikal me dyshemenë.
Për vendosjen e bazamentit për mur në materiale të tjera ndërtimi, kontaktoni shitësin më të afërt. Nëse produkti instalohet në
tavan ose në mur të pjerrët, mund të rrëzohet dhe të shkaktojë lëndime të rënda.

- Përmasat standarde të bazamentit për mur tregohen në tabelën më poshtë.

- Kur blini bazamentin për mur, ju jepet një manual i hollësishëm instalimi dhe të gjitha pjesët e nevojshme për montim.

- Mos përdorni vida që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA.

[78HU8500-XH]BN68-06499E-01L16.indb 4

2014-07-10 3:27:23