Lidhja e rrjetit – Samsung UE46D6750WS User Manual
Page 215

Shqip - 13
Lidhja e rrjetit
Mund ta lidhni TV-në me LAN-in nëpërmjet një rrugëzuesi standard me valë ose me modem. Mund të përdorni rrjet me valë
për të përdorur përshtatësin LAN me valë të Samsungut ku është i integruar në TV.
Lidhja e rrjetit - Me valë
Mund ta lidhni TV-në me LAN-in nëpërmjet një rrugëzuesi standard me valë ose me modem.
Përshtatësi LAN me valë i Samsungut mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802,11a/b/g dhe n. Samsung këshillon
përdorimin e IEEE 802,11n. Kur luani video në një lidhje IEEE 802,11b/g, videoja mund të mos luhet rrjedhshëm.
Pjesa më e madhe e sistemeve të rrjetit me valë përfshin një sistem sigurie që kërkon pajisje të cilat përdorin rrjetin nëpërmjet
një pike hyrëse ose rrugëzues me valë (në mënyrë tipike një ndarës IP-je me valë) për të transmetuar një kod sigurie të
enkriptuar që quhet çelësi i hyrjes.
Nëse zgjidhet regjimi Pure High-throughput (Greenfield) 802,11n dhe lloji i enkriptimit është caktuar në WEP, TKIP ose
TKIP AES (WPS2 i përzierë) për rrugëzuesin tuaj me valë, TV-të Samsung nuk do ta mbështesin lidhjen në përputhje me
specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.
Lidhja e rrjetit - me kabllo
Ka dy mënyra kryesore për të lidhur TV-në me rrjetin duke përdorur kabllo, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Ato ilustrohen më
poshtë:
✎
Nuk mbështetet kur shpejtësia e rrjetit është nën 10 Mbps.
Porta e modemit në mur
Paneli i pasmë i TV-së
Kablloja e rrjetit LAN
Kablloja e modemit
Modemi i jashtëm
(ADSL / VDSL / TV kabllor)
Porta e LAN-it në mur
Paneli i pasmë i TV-së
Kablloja e rrjetit LAN
Porta e LAN-it
në mur
Kablloja e rrjetit LAN
Ndarësi IP me valë
(rrugëzuesi me server DHCP)
TV
[UD6750-XH]BN68-03482E-00L17.indb 13
2011-03-10 오후 10:54:11