Samsung GT-I8750 User Manual
Page 26
Shqip
25
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
• Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme
garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një
Qendër Shërbimi Samsung.
• Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë
shpërthim ose zjarr.
• Fikeni pajisjen para se të hiqni baterinë. Nëse e hiqni baterinë me pajisjen të
ndezur, kjo mund të bëjë që pajisja të keqfunksionojë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
• Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.
• Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.
• Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të
çngjyrosni ose gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje
elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i
synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e
pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj
mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë
nga prodhuesi.
Mbajini me kujdes kartat SIM, kartat e memorjes ose kabllot
• Kur futni një kartë ose lidhni një kabëll me pajisjen tuaj, sigurohuni që karta
është e futur ose kablli është i lidhur në anën e duhur.
• Mos e hiqni kartën ndërkohë që pajisja është duke transferuar ose duke
marrë informacion, sepse kjo mund të çojë në humbjen e të dhënave dhe/
ose në dëmtimin e kartës ose të pajisjes.
• Mbrojini kartat nga tronditjet e forta, elektriciteti statik dhe zhurma elektrike
që buron nga pajisje të tjera.
• Mos i prekni kontaktet ngjyrë ari ose terminalet me gishta ose me objekte
metalike. Nëse bëhet pis, pastrojeni kartën me një copë të butë.
• Vendosja e kartës ose lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të gabuar
mund të shkaktojë dëmtime në xhekun multifunksional ose në pjesë të tjera
të pajisjes.