Përdorimi i samsung smart control, Zgjedhja e burimit të videos, Çiftimi i samsung smart control – Samsung UE65HU8500L User Manual
Page 256: Rilidhja e samsung smart control, Butoni, Tools

Shqip - 16
Përdorimi i Samsung Smart Control
Samsung Smart Control e bën më të lehtë dhe më praktik përdorimin e televizorit. Shtypja e butonit KEYPAD shfaq
telekomandën virtuale që mundëson futjen me lehtësi të shifrave, kontrollin e materialeve dhe aktivizimin e funksioneve në
ekran.
- Rekomandojmë përdorimin e Samsung Smart Control në një distancë më të vogël se 6 m. Distanca e përdorimit mund të
ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit me valë.
Çiftimi i Samsung Smart Control
Për ta komanduar televizorin me Samsung Smart Control, duhet të çiftoni Samsung Smart Control me televizorin nëpërmjet
Bluetooth. Çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.
- Samsung Smart Control mund të çiftohet vetëm me një televizor.
PointDrejtojeni Samsung Smart Control nga sensori i telekomandës së televizorit dhe shtypni butonin TV për të ndezur
televizorin.
- Pozicioni i marrësit të telekomandës mund të ndryshojë në varësi të modelit.
Rilidhja e Samsung Smart Control
Nëse Samsung Smart Control ndalon së funksionuari ose nëse funksionon jonormalisht, ndërroni bateritë, pasi kjo mund të vijë
si pasojë e energjisë së pamjaftueshme të baterive.
Nëse problemi vazhdon, çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.
Zgjedhja e burimit të videos
Mund të zgjidhni pajisje të lidhur të jashtme me anë të butonit
SOURCE
.
Për shembull, për të kaluar te konsola e lojërave e lidhur
në folenë e dytë HDMI, shtypni SOURCE. Nga lista Burimi,
zgjidhni HDMI2 për ta ndryshuar sinjalin hyrës në modalitet
HDMI. Emrat e folesë mund të ndryshojnë në varësi të
produktit.
Opsionet e mëposhtme disponohen në ekranin Burimi
Butoni
TOOLS
Zgjidhni një fole të lidhur me një pajisje të jashtme dhe
shtypni e mbani butonin "Enter". Ofrohen funksionet e
mëposhtme:
- Opsionet e disponueshme për secilën fole mund të
ndryshojnë.
Shto Emrin
Riemërtoni pajisjet e lidhura me televizorin për identifikim
më të lehtë të burimeve të jashtme.
Për shembull, kompjuterin e lidhur me televizorin me anë
të kabllos HDMI-DVI mund ta caktoni si DVI PC.
Në të kundërt, kompjuterin e lidhur me televizorin me anë
të kabllos HDMI caktojeni thjesht si PC.
Gjithashtu, pajisjen AV të lidhur me televizorin me anë të
kabllos HDMI-DVI mund ta caktoni si Pajisjet DVI.
Informacion
Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e lidhura.
Anynet+ (HDMI-CEC)
Shfaq një listë pajisjesh të lidhura me televizorin dhe që
përputhen me Anynet+ (HDMI-CEC).
- Ky funksion disponohet vetëm me Anynet+ (HDMI-
CEC)
të caktuar në Ndez .
Hiq USB-në
Përdoret për ta hequr në mënyrë të sigurt pajisjen USB
të lidhur me televizorin. Ky opsion disponohet vetëm kur
zgjidhet pajisje USB.
[HU8500-XH]BN68-06777E-00L16.indb 16
2014-08-07 1:46:40