LG 47LB570V User Manual
Page 304
8
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy persona,
pasi produkti është i rëndë.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë lëndim.
y
Kontaktoni qendrën e shërbimit një herë në vit për të pastruar pjesët e
brendshme të produktit.
Pluhuri i grumbulluar mund të shkaktojë defekt mekanik.
y
Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit. Shërbimi
nevojitet kur aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. kur është
dëmtuar kablloja e ushqimit me energji ose spina, kur është derdhur lëng
ose kur kanë rënë objekte mbi aparat, kur aparati është ekspozuar ndaj
shiut ose lagështisë, kur nuk funksionon normalisht ose kur është rrëzuar.
y
Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një "dritë" të vogël
kur ai ndizet. Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në.
y
Paneli është një produkt teknologjie me rezolucion nga dy milion në
gjashtë milion pikëza. Ju mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose
pika me ngjyrë të shndritshme (të kuqe, blu ose të gjelbër) me një madhësi
prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim dhe nuk ndikon në
performancën dhe në besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i
nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
y
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi të
këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet me
performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
y
Shfaqja e një imazhi të palëvizshëm (p.sh., logoja e një kanali transmetimi, menyja në ekran,
pamje të një videoloje) për një kohë të gjatë mund të dëmtojë ekranin, duke shkaktuar mbetjen
e imazhit në ekran, gjë që njihet si ngjitje e imazhit. Garancia nuk mbulon produktin për ngjitje të
imazhit.
Shmangni shfaqjen e një imazhi të fiksuar në ekranin e televizorit për një kohë të gjatë (2 ose më
shumë orë për LCD, 1 ose më shumë orë për Plasma).
Gjithashtu, nëse shikoni TV në një raport 4:3 për një kohë të gjatë, ngjitja e imazhit mund të
shfaqet në kufijtë e panelit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet zëvendësimit
ose rimbursimit.
y
Tingull i gjeneruar
Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë TV ose kur e fikni atë,
gjenerohet nga një tkurrje termike plastike për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë
është e zakonshme për produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun elektrik/
zukatje në panel: Gjenerohet një zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili
siguron një sasi të madhe energjie për të vënë në punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë e produktit.