Udhëzimet mbi sigurinë – LG 47LB570V User Manual
Page 299
3
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
UDHËZIMET MBI SIGURINË
Ju lutemi, lexojini me kujdes masat paraprake për sigurinë, para se të përdorni produktin.
PARALAJMËRIM
y
Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më poshtë:
- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
- Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë
- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të tjera
që prodhojnë nxehtësi
- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të ekspozohen
lehtësisht ndaj avullit ose vajit
- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
- Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, keqfunksionim
ose deformim të produktit.
y
Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
y
Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për
përdorim.
y
Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e spinës
janë të lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën plotësisht ose
largoni pluhurin.
Ju mund të pësoni elektroshok për shkak të lagështisë së tepërt.
y
Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të tokëzuar.
(Përveç pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.)
Mund të pësoni elektroshok ose të lëndoheni.
y
Fiksoni plotësisht kabllon elektrike.
Nëse kablloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë
zjarr.
y
Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të nxehta
si p.sh. me një ngrohës.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
y
Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot elektrike.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.