beautypg.com

Imetec BELLISSIMA B25 User Manual

Page 44

background image

PERSHKRIM I APARATURES DHE AKSESOREVE

[Fig. Z]

a

Displej LCD

c

Tasti i rregullimit të temperaturës

b

Tasti ON/OFF

d

Pjastra

I N S T R U K S I O N E T E P E R G J I T H E S H M E

KESHILLA TE DOBISHME

Eksperienca që shpejt do të akumuloni në përdorimin e pjastrës do t’ju shërbejë për të
përcaktuar me saktësi për sa kohë flokët tuaj duhet të qëndrojnë në formë për të patur efektin
e dëshiruar.
- Për të realizuar formën tuaj filloni gjithmonë nga pjesa e pasme e kokës, vazhdoni me

pjesën anësore dhe përfundoni në pjesën ballore.

- Gjatë përdorimit, gjatë ngrohjes dhe ftohjes, vendoseni pjastrën në sipërfaqe të lëmuara

dhe rrezistente ndaj nxehtësisë.

- Ndërsa po kryeni dhënien e formës kini kujdes të mos e afroni shumë pjastrën në zonat

e ndjeshme të fytyrës, në veshët, në qafë dhe në lëkurë.

- Pas përdorimit, lëreni pjastrën të ftohet krejtësisht para se ta vendosni në vënd.
Kujdes:
Pas përdorimit të pjastrës, sigurohuni që trupi i pjastrës të jetë krejtësisht i ftohur
përpara se të mbështillni fillin.

PERGATITJA E FLOKEVE

- Lani flokët siç është zakoni juaj dhe krihini duke shkoqitur nyjet.
- I thani plotësisht duke i kaluar me krehër nga rrënjët deri tek majat.

RREGULLIMI I TEMPERATURES

- Pjastra juaj është e pajisur me një sistem dixhital të rregullmit të temperaturës. Ky sistem

bën të mundur rregullimin e temperaturës së pjastrës në bazë të llojit të flokut tuaj dhe të
efektit që duhet realizuar, më shumë apo më pak të theksuar.

- Për të rregulluar temperaturën shtypni tastet

c

.

- Mund të zgjidhni temperaturën brënda një intervali nga 140°C deri në 200°C.

FUNKSIONIMI

- Lidheni pjastrën me korrentin e rrjetit.
- Shtypni tastin on-off

b

. Ndizet drita displej LCD

a

.

- Zgjidhni temperaturën e dëshiruar nëpërmjet tastit

c

.

- Brënda pak sekondave pjastra është gati për përdorim. Displej LCD

a

do të tregojë

temperaturën e zgjedhur në mënyrë të ndërprerë deri sa ajo të arrihet.

- Merrni midis gishtërinjve një tufë të hollë flokësh e pak voluminoze me të njëjtën gjatësi

të pjastrës dhe vendoseni midis dy pjastrave

d

.

- Me njërën dorë mbajeni tufën e flokëve të tensionuar dhe me dorën tjetër rrëshqisni

pjastrën e mbyllur nga rrënjët deri në majat. Temperatura mund të ndryshohet në çdo
moment.

- Pasi të përfundohen operacionet e shtrimit të flokëve, shuani pajisjen duke shtypur tastin

b

.

Kujdes:
Eshtë e mundur që gjatë hekurosjes të krijohet avull; kjo për shkak të lagështisë së
tepërt të flokëve e cila avullon. Kjo nuk është e dëmshme për flokët, përkundrazi
është shenjë e rrespektimit të hidratimit të tyre natyral.

PASTRIMI

Pjastrat

d

mund të pastrohen vetëm me një copë të butë e të njomë:

- hiqni spinën nga rrjeti
- sigurohuni që pjastrat të jenë të ftohta
- pastroni sipërfaqen dhe lëreni të thahet

I N S T R U K S I O N E T E P E R D O R I M I T

42