Përdorimi – Skil 7220 (F0157220..) User Manual
Page 103

103
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni
që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla
e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë
dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e
projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk
e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të
kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe
duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/
ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni
rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të
sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së
punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund
të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës.
Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të
mprehta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë
më të lehta për t’u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET PËR SIGURINË PËR SMERILUESET
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për smerilim në
lagështi
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat
për materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
kuti pluhurash/fshesë me korrent dhe mbajini personat e
tjera dhe materialet e djegshme larg nga zona e punës
• Mos e prekni fletën e smerilimit në lëvizje
• Mos vazhdoni të përdorni fletët e smerilimit të
konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
• Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PËRDORIMI
• Mbështetëset
- mos e përdorni kurrë pajisjen pa fletën mbështetëse A
apo B, apo pllakën e bazës C
- përdorni fletën e duhur mbështetëse për përdorimin
përkatës (shikoni Këshilla për përdodimin)
! zëvendësoni menjëherë fletat mbështetëse të
dëmtuara
• Ndërrimi i fletëve mbështetëse ④
- hiqni fletën e smerilimit VELCRO
- hiqni vidën e fletës D me çelësin heksagonal E
- montoni fletën mbështetëse A ose B si në ilustrim
- nëse është e nevojshme, pastroni fillimisht fletën
mbështetës
- shtrëngoni vidën e fletës D me çelësin heksagonal E
! mbajeni fort fletën mbështetëse ndërsa lironi/
shtrëngoni vidën e fletës D
! hiqeni veglën nga spina para se të hiqni/montoni
fletat mbështetëse
! vida e fletës D nxehet gjatë përdorimit; mos e
prekni para se të jetë ftohur