beautypg.com

Këshillë për përdorimin, Mirëmbajtja / shërbimi, Mjedisi – Skil 0755 RA User Manual

Page 133

background image

133

• Prerja e shkurreve &

- prisni anët e shkurreve në fillim (nga poshtë lart) dhe

më pas pjesën e sipërme

- prisni anën e shkurreve në një mënyrë të tillë që të jetë

pak më e ngushtë lart

- përdorni një sharrë dore ose gërshërë krasitëse për të

prerë degët më të trasha

- thika e krasitjes së shkurreve K si dhe thika e krasitjes

së barit J mund të përdoren për krasitjen e gardheve

• Krasitja e barit dhe e shkurreve *

- kur prisni barëra të gjatë, punoni me faza nga sipër

dhe kryeni prerje të vogla

- për rezultate optimale në prerje, prisni vetëm barëra të

thatë

- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur

thikat prerëse nga konsumi i tepërt

- thika e krasitjes së barit J mund të përdoret gjithashtu

për krasitjen e shkurreve

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

• Për prerjen e shkurreve në nivel uniform të lartësisë

- lidhni një spango përgjatë gjatësisë së shkurreve në

lartësinë e dëshiruar

- prisni shkurret pikërisht mbi këtë spango

• Koha e rekomanduar për prerjen/krasitjen (Evropa

Perëndimore)

- prisni shkurret gjetherënëse në qershor dhe në tetor

- prisni shkurret me gjelbërim të përhershëm në prill dhe

në gusht

- prisni halorët dhe shkurret e tjera me rritje të shpejtë

çdo 6 javë nga maji deri në tetor

MIrËMBAJTJA / sHËrBIMI

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Hapja e mbulesës së kasës mund ta dëmtojë ose ta

shkatërrojë veglën

• Mbajini të pastra veglën, karikuesin dhe thikat prerëse

! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para

pastrimit

- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni

produkte pastrimi ose tretës)

- pas përdorimit, gjithmonë pastroni me kujdes dhe

lubrifikoni pak thikat prerëse

! mbani dorashka kur manovroni ose pastroni

thikat prerëse

• Kontrolloni rregullisht kushtet e thikave prerëse dhe

shtrëngimin e bulonave të veglës

• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose

të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e

nevojshme

• Mprehja e thikave prerëse

- hiqni thika prerëse para mprehjes

- mprehni thikat prerëse me një limë të vogël dhe të

butë, në rast se janë dëmtuar nga një objekt i fortë

- sidoqoftë, ne ju këshillojmë që thikat të mprehen nga

një specialist

- lubrifikoni thikat prerëse pas mprehjes

• Magazinimi (

- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme

në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët

- montoni mirë në mur shinën e magazinimit L me 4 vida

(nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht

- përdorni mbrojtëset e thikës M 2 kur të magazinoni

pajisjen

- lubrifikoni thikat e prerjes para se ta magazinoni

pajisjen

• Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të

treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi

duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes

për veglat e punës të SKIL

- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar

bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më

e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i

shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)

- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe

karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e

shërbimit e SKIL

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,

shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse

këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,

kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të

shërbimit)

★ Vegla punon me ndërprerje

- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me

shitësin/pikën e shërbimit

- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me

shitësin/pikën e shërbimit

★ Motori punon por thikat qëndrojnë të palëvizura

- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e

shërbimit

★ Thikat prerëse të nxehta

- thikat prerëse të topitura -> mprehni thikat

- thikat prerëse kanë dhëmbëzime -> kontrolloni thikat

- shumë fërkim për shkak të mungesës së lubrifikantit ->

lubrifikoni thikat

MJedIsI

Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe

paketimin së bashku me materialet e mbeturinave

familjare (vetëm për vendet e BE-së)

- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për

pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin

e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike

që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të

mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi

në përputhje me mjedisin.

- simboli ! do t’ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja

për t’i hedhur

! hiqeni baterinë para hedhjes së veglës

• Heqja/hedhja e baterive )

! hiqini bateritë vetëm nëse janë plotësisht bosh

- mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të

parandaluar qarkun e shkurtër

- hidheni baterinë në një pikë zyrtare të grumbullimit për

bateritë

! bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr,

prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye