Përdorimi, Mirëmbajtja / shërbimi – Skil 0715 RT User Manual
Page 119
119
kositni në pjerrësi shumë të madhe
• Kini shumë kujdes kur lëvizni mbrapsht ose kur e
tërhiqni kositësen drejt vetes
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
• Kontrolloni plotësisht zonën ku do të përdoret kositësja
dhe hiqni të gjitha objektet e forta që mund të kapen dhe
të hidhen nga mekanizmi i prerjes
• Sigurohuni gjithmonë që mekanizmi i prerjes të jetë
në gjendje të mirë pune (pjesët e konsumuara ose të
dëmtuara janë zëvendësuar)
• Shikoni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat janë të
shtrënguara për të qenë të sigurt që kositësja është në
kushte të sigurta pune
GJATË PËRDORIMIT
• Kositni vetëm me dritë të mjaftueshme gjatë ditës ose
me një dritë të përshtatshme artificiale
• Mos e anoni veglën kur ndizni motorin ose filloni punën,
përveç se kur vegla duhet të anohet për të punuar në
bar të gjatë (në një rast të tillë mos e anoni më shumë
nga sa është absolutisht e nevojshme dhe anoni vetëm
pjesën që është larg përdoruesit); sigurohuni gjithmonë
që të dyja duart të jenë në pozicionin e punës para se ta
ktheni veglën në tokë
• Sigurohuni që thika prerëse të ketë ndaluar plotësisht
kur e anoni veglën kur kaloni mbi sipërfaqe jo me bar
dhe kur e transportoni në zonën që duhet të kositet
• Kositni përgjatë faqes së pjerrësise (asnjëherë larg dhe
poshtë)
• Kini shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin në pjerrësi
• Mos e merrni apo transportoni kositësen kur motori
është në punë
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi
i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
PËRDORIMI
• Bllokuesi i kordonit ⑫
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues A si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
• Rregullimi i lartësisë së prerjes (28-48-68 mm) ⑬
! shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe
sigurohuni që thika prerëse ka ndaluar rrotullimin
- kthejeni përmbys kositësen
- përcaktoni aksin e rrotës së parë si dhe aksin e rrotës
prapa në pozicionin e dëshiruar të lartësisë së prerjes
(28, 48 ose 68 mm)
! sigurohuni që të katër rrotat të jenë të fiksuara në
të njëjtin pozicion të lartësisë së prerjes
• Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes ⑭
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë C
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit D
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit D
! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet
për disa sekonda
• Udhëzimet për përdorimin
- mbajeni kositësen me të dyja duart
- vendoseni kositësen në anë të kopshtit dhe kositni në
drejtimin përpara
- kthehuni në fund të çdo radhe duke u mbivendosur
pak mbi rripin e prerjes së mëparshme
- përdoreni kositësen vetëm në bar të thatë
- mbajeni kositësen larg nga objektet dhe bimët e forta
- për kositjen e barit të gjatë, në fillim vendoseni
mekanizmin e prerjes në lartësinë maksimale të
prerjes dhe më pas në një lartësi më të ulët të prerjes
! përshtatni shpejtësinë e hapave tuaj kur kositni
bar të gjatë
• Treguesi i "kutisë së barit plot" ⑮
- boshatisni kutinë e barit E menjëherë pasi kapaku F të
ulet vetë, duke treguar se kutia e barit është plot
- për një rendiment optimal në mbledhjen e barit,
pastroni rregullisht vrimat poshtë kapakut F me një
furçë dore
• Magazinimi ⑯
- për të kursyer mjaft hapësirë gjatë magazinimit,
paloseni dorezën e veglës (duke përdorur dadon e
krahut G) dhe magazinojeni veglën si në ilustrim; në
fillim boshatisni kutinë e barit
! sigurohuni që kordoni (zgjatues) nuk është
ngatërruar gjatë palosjes/hapjes së dorezës së
veglës (mos e hidhni dorezën)
- mos vendosni objekte të tjera mbi kositëse kur e
vendosni në magazinë
- magazinojeni kositësen në ambiente të mbyllura në
një vend të thatë
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjesJ ③)
• Pastrojeni kositësen pas çdo përdorimi me një furçë
dore dhe një copë të butë
! mos përdorni ujë (veçanërisht jo spërkatje me
presion të lartë)
- hiqni prerjet e forta të barit në zonën e thikës me anë
të një pajisje druri ose plastike
• Kontrolloni rregullisht kutinë e barit për konsum ose
dëmtime
• Kontrolloni rregullisht për konsum ose dëmtim të thikave
dhe bulonave dhe zëvendësojini si komplet për të ruajtur
ekuilibrin
• Zëvendësimi i thikës prerëse ⑰
! hiqni spinën nga burimi i energjisë dhe hiqni
kutinë e barit E ③
! mbani doreza mbrojtëse
- kthejeni përmbys kositësen
- hiqni/montoni thikën prerëse me një çelës 13 si në
ilustrim
! përdorni vetëm thika prerëse të llojit të duhur
(numri i pjesës së ndërrimit 2610Z04069 nga
SKIL, shënuar YAT 474 552)
- pastroni plotësisht zonën e boshtit dhe pjesën e
poshtme të veglës para se të montoni thikën prerëse
! gjatë montimit të thikës prerëse, sigurohuni që dy
vrimat X të përputhen plotësisht me dy kunjat Y
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës
të SKIL