Mirëmbajtja, Zgjidhja e problemeve, Pastrimi i tv-së – LG LS35 User Manual
Page 287: Kujdes, Ekrani, kuadroja, mobilja e tv-së dhe mbështetësja, Kordoni elektrik

20
SQ
SHQIP
MIRËMBAJTJA / ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
MIRËMBAJTJA
Pastrimi i TV-së
Pastrojeni TV-në tuaj rregullisht për të ruajtur performancën më të mirë dhe për të rritur jetëgjatësinë e produktit.
KUJDES
y Sigurohuni më parë që e keni fikur TV-në, e keni hequr kordonin nga priza dhe të gjithë kabllot e tjerë.
y Kur TV-ja nuk është hapur dhe nuk është përdorur për një kohë të gjatë, hiqeni kordonin nga priza në mur për të
shmangur dëmtime nga rrufetë ose nga luhatjet e energjisë.
Ekrani, kuadroja, mobilja e TV-së dhe mbështetësja
y Për të hequr pluhurin ose papastërtitë e vogla, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të thatë, të pastër dhe të butë.
y Për të hequr papastërtitë e mëdha, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të lagur me ujë të pastër ose me detergjent të
holluar. Më pas fshijeni menjëherë me një leckë të thatë.
KUJDES
y Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse mund të dëmtohet.
y Mos shtyni, mos fërkoni dhe mos godisni sipërfaqen me thonj ose me ndonjë objekt të fortë, sepse mund të
gërvishtë ekranin dhe të krijojë deformime të figurës.
y Mos përdorni kimikate, sepse mund të dëmtojnë ekranin.
y Mos spërkatni lëngje mbi sipërfaqe. Nëse uji futet në TV, kjo gjë mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose defekt.
Kordoni elektrik
y Pastrojeni rregullisht kordonin elektrik nga papastërtitë dhe nga pluhuri i mbledhur.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Problemi
Zgjidhja
Televizori
nuk mund të
kontrollohet nga
telekomanda.
y
Kontrolloni sensorin e telekomandës së produktit dhe riprovoni.
y
Kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë midis produktit dhe telekomandës.
y
Kontrolloni nëse bateritë funksionojnë ende dhe nëse janë instaluar siç duhet (
në , në ).
Nuk nxjerr as
figurë as zë.
y
Kontrolloni nëse produkti është ndezur.
y
Kontrolloni nëse kordoni elektrik është lidhur siç duhet me prizën.
y
Kontrolloni nëse ka ndonjë problem me prizën duke lidhur produkte të tjera.
Televizori fiket
papritmas.
y
Kontrolloni cilësimet e kontrollit të energjisë. Thjesht mund të jetë ndërprerë
rryma.
y
Kontrolloni nëse është aktivizuar veçoria e fjetjes automatike në Vendosjet e
orës.
y
Nëse nuk ka sinjal kur televizori është i ndezur, ky i fundit do të fiket
automatikisht pas 15 minutash qëndrimi në gjendje joaktive.