LG 55UB850V User Manual
Page 473
6
UDHËZIMET MBI SIGURINË
ENGSH
Q
IP
y
Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të ndezshme (hollues
ose benzen). Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
y
Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme, dhe mos rrëzoni
asgjë mbi ekran.
Ju mund të lëndoheni ose produkti mund të dëmtohet.
y
Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me bubullima ose
vetëtima.
Ju mund të pësoni elektroshok.
y
Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni dritaret që të ajroset.
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një shkëndijë.
y
Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës suaj.
Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose riparim.
y
Nëse ndodh një nga këto, hiqeni produktin nga priza menjëherë dhe kontaktoni qendrën
lokale të shërbimit.
- Produkti ka pësuar goditje
- Produkti është dëmtuar
- Në produkt kanë hyrë objekte të huaja
- Produkti ka lëshuar tym ose një erë të çuditshme
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
y
Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni produktin për një kohë të gjatë, shkëputeni
kordonin elektrik nga produkti.
Pluhuri mund të shkaktojë zjarr ose prishja e izolimit mund të shkaktojë rrjedhje
elektrike, goditje elektrike ose zjarr.
y
Aparati nuk duhet të ekspozohet pranë pikave ose spërkatjes, dhe mbi aparat nuk
duhet të vendoset asnjë objekt i mbushur me lëngje, si p.sh. vazo.
y
Mos e vendosni produktin në mur nëse ka mundësi ekspozimi ndaj vajit ose avujve të vajit.
Kjo mund ta dëmtojë produktin dhe të shkaktojë rrëzimin e tij.