LG 50PB660V User Manual
Page 346

7
ENGSH
Q
IP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të saj.
y
Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një dritë tjetër e
fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
y
Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni që kabllot
e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
y
Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e përdorni
prizën elektrike si çelës.)
Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.
y
Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të parandaluar mbinxehjen e
produktit.
- Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe se 10 cm.
- Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft librash ose në
dollap).
- Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
- Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një mbulesë tavoline
ose perde.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.
y
Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV për një kohë të
gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te funksionimi apo performanca e
produktit.
y
Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj tregon dëmtim ose përkeqësim,
shkëputeni atë, mos e përdorni më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë nga një
riparues i autorizuar.
y
Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
y
Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si p.sh. nga përdredhja,
përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga shkelja. Bëni kujdes të veçantë ndaj
spinave, prizave në mur dhe pikës nga ku kablloja del nga pajisja.
y
Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një objekt të mprehtë,
si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.