LG 42LA620S User Manual
Page 371
5
SQ
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa ndarje.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes.
y
Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e jashtme.
Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
Desiccant
y
Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin prej vinili larg
nga fëmijët.
Materiali kundër lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa
dashje, detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu,
paketimi prej vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët.
y
Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.
Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime të rënda.
y
Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e tyre nga fëmijët.
Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni menjëherë te doktori.
y
Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufër metalike) në njërën anë të kordonit
elektrik kur ana tjetër është e lidhur me prizën në mur. Gjithashtu, mos e prekni
kabllon elektrike menjëherë pasi e keni lidhur me prizën në mur.
Ju mund të pësoni elektroshok.
(Në varësi të modelit)
y
Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri ose
shpërthimi.
y
Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica flokësh,
shkopinj të hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra dhe shkrepëse.
Fëmijët duhet të bëjnë kujdes të veçantë.
Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti hidhet një
objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
y
Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të ndezshme
(hollues ose benzen). Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
y
Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme, dhe mos
rrëzoni asgjë mbi ekran.
Ju mund të lëndoheni ose produkti mund të dëmtohet.
y
Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me bubullima ose
vetëtima.
Ju mund të pësoni elektroshok.
y
Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni dritaret që të ajroset.
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një shkëndijë.