beautypg.com

Përdorimi, Këshillë për përdorimin, Mirëmbajtja / shërbimi – Skil 0788 AA (Lynx) User Manual

Page 107: Mjedisi

background image

107

gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;

hiqni ato para se të filloni punën

• Sigurohuni që kapësja e lamës A të jetë e

shtrëguar para se të bëni një prerje (një kapëse e

liruar mund të bëë që pajisja ose lama të rrëshqasë dhe

të shkaktojë humbje të kontrollit)

Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë

të përshtatshme artificiale

GJATË PËRDORIMIT

Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që

po bëni

Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të

pastra nga copërat e mbetura

Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni

menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën

PAS PËRDORIMIT

Para se ta ulni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që

të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht

Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar

- para pastrimit të materialeve të bllokuara

- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël

- pas goditjes së një objekti të huaj

- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale

Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme

një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët

SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL

Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit

Mos e ekspozoni veglën në shi

Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)

Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve

familjare

PËRDORIMI

Montimi i lamës së sharrës ⑦

! hiqni spinën

- shtypni kapësen e lamës A në të njëjtin drejtim si

shigjeta C në pajisje dhe mbajeni në atë pozicion

- futni lamën (me dhëmbët e drejtuar poshtë) deri në

fund

- lëshoni kapësen e lamës A

- shtyjeni dhe tërhiqeni lamën për të kontrolluar nëse

është kapur si duhet

Heqja e lamës së sharrës ⑦

- shtypni kapësen e lamës A në të njëjtin drejtim si

shigjeta C në pajisje dhe mbajeni në atë pozicion

- nxirreni lamën

- lëshoni kapësen e lamës A

Bllokuesi i kordonit ⑧

- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues D si në

ilustrim

- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues

Ndezje/Fikje ⑨

- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë E

dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit F ②

- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit F

Funksionimi i veglës

- lidhni spinën me burimin e energjisë

- sigurohuni që kordoni elektrik të ndodhet prapa, larg

nga lama e sharrës dhe i pozicionuar në mënyrë të tillë

që të mos kapet në degë ose materiale gjatë prerjes

- ndizni veglën

! pajisja duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para se

lama të hyjë në materialin e punës

- futeni gjithmonë lamën e sharrës në lëvizje në

materialin e punës në drejtim për poshtë

- mbajeni pllakën mbështetëse G ② fort mbi materialin

e punës për të minimizuar forcën kundështuese dhe

dridhjen

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në

zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri

- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen

që të punojë për ju

- mbajini të çarat e ajrimit H ② të pambuluara

! sigurohuni që lama e sharrës të dalë përtej

materialit gjatë goditjes

- mbështetini trungjet/materialet në mënyrë që anët

përballë në prerje të mos mbyllen me njëra-tjetrën,

pasi mund të shkaktojë bllokimin ose ngecjen e lamës

- pozicionojini dhe vendoseni me siguri trungjet e

shkurtra para sharrimit

! ekziston rreziku i aksidenteve kur sharroni dru

ose degë që janë të tendosura; kini kujdes

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

Përdorni thikat e duhura për sharrën ⑫

Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim

profesional

Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër

(veçanërisht të çarat e ajrosjes H ②)

! shkëputni spinën para pastrimit

Magazinimi ⑬

- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme

në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët

- montoni mirë në mur shinën e magazinimit me 4 vida

(nuk përfshihet) dhe nivelojeni

Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga

një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës

të SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e

shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i

veglës janë të paraqitura në www.skil.com)

MJEDISI

• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe

paketimin së bashku me materialet e mbeturinave

familjare (vetëm për vendet e BE-së)

- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC

për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe

zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,

pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të

jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe

të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me

mjedisin.

- simboli ⑥ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja

për t'i hedhur